Tifozët kuqezi në sfidën e sotme Shqipëri-Francë do të valëvisin një flamurin gjigand. Ky flamur, do të hyjë në rekordin “Guinness” pasi do të jetë 3 herë më i madh se flamuri i cili u hap në ‘Qemal Stafa’ në vitin 2005 kundër Ukrainës.
Duke qenë se flamuri është më i madh se tribuna e stadiumit “Velodrome”, ai nuk do të shpaloset në stadium por në një pikë strategjike të Marseille.
Përmasa e Flamurit do jetë plot 11.000 m2, 150 metra i gjatë dhe 70 metra i gjerë e cila përllogaritet se ka kushtuar rreth 15 mijë euro.
Lejen për paraqitjen e tij tifozët tashmë e kanë marrë nga shteti francez, ndërsa të angazhuar në shpalosjen e flamurit do të jenë mbi 500 persona.
Tifozeria e zjarrtë kuqezi u bën një njoftim të rëndësishëm të gjithë tifozëve shqiptarë.
Te nderuar tifoza
Ju njoftojme, se grumbullimi do te behet ne oren 14:30 Ado Prada (Marseje) ju ftojme te jeni sa me shume per shpalosur flamurin gjigand 100 m
#Forca Shqiperi
#Alb
#Unebesoj