Policia franceze ka arritur të shmangë një sulm terrorist në Paris, për organizimin e të cilit u vunë në pranga tre persona.
Të ndaluarit e tjerë janë të moshave 33, 26 dhe 20 vjeç. Sipas mediave vendase, në apartamentin e përdorur nga të arrestuarit është zbuluar një laborator i vërtetë i prodhimit të lëndëve shpërthyese. Policia gjeti aty 71 gram triaceton triperoksid, TATP , i konsideruar si prej eksplozivëve më të fuqishëm e më të rrezikshëm në qarkullim.
Bëhet fjalë për të njëjtën substancë të përdorur si në sulmet e Brukselit dhe ato të dy viteve më parë në Paris, ashtu dhe në shpërthimet e Londrës në 2005-n.
Operacioni i zhvilluar në Montpellier vjen vetëm pak ditë pasi një 29-vjeçar egjiptian tentoi një sulm në Muzeun e Luvrit.