Të djelën jelekverdhët kanë ndezur zjarre simbolike përgjatë marshit të tyre në Paris, për të dërguar mesazhin se rindërtimi i katedrales Notre Dame. Mesazhi i tyre i drejtohej presidentit Emmanuel Macron, ku thonë se Notre Dame nuk është problemi i vetëm i Francës.
Protestuesit kanë shënuar fundjavën e 23-të të aksionit “xhaketat e verdha” kundër qeverisjes së Macronit, të cilën ata e shohin favorizuese ndaj të pasurve dhe bizneseve të mëdha.
Protestuesit në Francë thonë se e përfaqësojnë punëtorin, studentin, penzionerin si dhe janë dëmtuar nga papunësia e lartë dhe taksat e larta në vend.