Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të gjykohet sot në seancën përfundimtare në Gjykatën në Colmar të Francës.
Kreu i AAK-së u shpreh një ditë më herët se ndalimi i tij nga autoritetet franceze nuk është dashur të ndodh fare, pasi fletë-arrestet serbe, sipas tij, janë të pakuptimta. Për Radion Evropa e Lirë, Haradinaj tha se urdhër-arrestet serbe nuk po respektohen tashmë nga vendet shumë shtete, si Gjermania, Britania e Madhe e vende tjera.
Ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është arrestuar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër- arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit.
Ai akuzohet nga drejtësia e Serbisë për krime lufte. Nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë, pati paraqitur dhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.