Kryeministri i Francës, Edouard Philippe është shprehur mbrëmjen e djeshme se nuk ka hapje negociatash me Shqipërinë.
Duke folur në emisionin më të ndjekur politik në Francë “L’emission politique” që transmetohet të enjten në mbrëmje në France2, Philippe është shprehur se nuk ka asnjë ndryshim në lidhje me politikën e Francës për negociatat me Shqipërinë.
“Presidenti i Francës ka qenë i prerë, nuk do të ketë negociata”, është shprehur Filipe, duke i dhënë përgjigje analistit Thomas Sotto.