Franc Çopja organizoi vrasjen e Ardit Spahiut. Nis procesi i bujshëm – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Franc Çopja organizoi vrasjen e Ardit Spahiut. Nis procesi i bujshëm –

15:41 | 05/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Grupet kriminale shqiptare kanë rol lidershipi në territoret ku veprojnë –

Operacioni italo-shqiptar, SPAK urdhëron sekuestron e pasurive të Igli Kamberit, Ergys Kastratit dhe të afërmve –

Sekuestruam 1 milion euro cash dhe bllokuam pasuri –

Shqipëria humbet 40 km² nëse çështja shkon e plotë në Hagë –

Nga Tony Chalot, DH NET

Këtë të hënë, një çështje aspak e zakonshme do të nisë para Gjykatës së Krimeve të Rënda të Brukselit, e cila do të zhvillohet në kompleksin ‘Justitia’ gjatë ditëve në vijim. Ambienti ultra i siguruar nuk do të jetë i tepërt për të gjykuar nëntë persona, të akuzuar për një nga narko-vrasjet e para që tronditën kryeqytetin belg.

Figurat kryesore të dosjes, Franc Gergely dhe Mikael Qosja, dyshohet se janë anëtarë të një klani mafioz në Shqipëri, i përmendur shpesh në çështje të importit të kokainës në shkallë të gjerë në Europë.

Ngjarja

Më 27 nëntor 2020, Ardit Spahiu, një shqiptar 38-vjeçar, ra në një pritë në rrugën Condor, në Molenbeek-Saint-Jean. Rreth orës 17:45, një burrë i armatosur dhe i maskuar, i pajisur me një armw automatike me silenciator sipas një dëshmitari, hapi zjarr intensiv ndaj tij.

Në vendngjarje u gjetën 17 gëzhoja, ndërsa nëntë plumba e goditën viktimën.

Sipas konstatimeve të para të mjekut ligjor të dërguar në vend në atë kohë, ka shumë gjasa që Ardit Spahiu të jetë ekzekutuar përfundimisht në trotuarin ku u rrëzua.

Luftë klanesh

Ardit Spahiu dyshohet se ishte gjithashtu i përfshirë në trafik droge, përmes një klani tjetër, klani Alibej, rival i atij të Franc Gergelyt. Kjo luftë dyshohet se zgjat prej vitesh dhe ka çuar në disa kontrata vrasjeje në Shqipëri, sipas familjarëve të viktimës që janë marrë në pyetje nga hetuesit e dërguar atje.

Arsyet e konfliktit ndryshojnë nga një dëshmi në tjetrën:

– rivalitet për kontrollin e tregut,

– vjedhja e një ngarkese prej 50 kg kokaine,

– borxhe financiare,

– apo edhe thjesht çështje egoje.

Zhbllokimi i hetimit: SKY ECC

Hetimi ngeci për një kohë të gjatë, deri sa autoritetet arritën të deshifrojnë rrjetin SKY ECC, aplikacionin e mesazheve të përdorur nga bota kriminale ndërkombëtare.

“Ishte sikur po uleshe në tryezën e mbledhjeve të kriminelëve”, komentonte në atë kohë një zyrtar i lartë i policisë federale.

Ky deshifrim çoi në shkatërrimin e shumë organizatave kriminale në mbarë botën, dhe në këto komunikime u gjetën edhe elementë që lidhen me organizimin e vrasjes së Ardit Spahiut.

Veçanërisht në faqet e shkëmbimit të mesazheve mes Franc Gergelyt (i njohur edhe si Franc Çopja) dhe protagonistëve të tjerë të çështjes – tre prej të cilëve janë ende në arrati.

Tani u takon anëtarëve të jurisë, të përzgjedhur këtë të hënë, të përcaktojnë arsyet e kësaj vrasjeje, nëse do të shpallin të akuzuarit fajtorë.

Franc Gergely u arrestua në shtator 2023 në Emiratet e Bashkuara Arabe, prej nga u ekstradua në dhjetor të po atij viti – një precedent i parë gjyqësor mes Belgjikës dhe këtij shteti të Lindjes së Mesme.

Të Lidhura

Grupet kriminale shqiptare kanë rol lidershipi në territoret ku veprojnë –

Grupet kriminale shqiptare kanë rol lidershipi në territoret ku veprojnë –

nga 27
11:30 | 26/05/2026
0

SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, 26 maj, një...

Operacioni italo-shqiptar, SPAK urdhëron sekuestron e pasurive të Igli Kamberit, Ergys Kastratit dhe të afërmve –

Operacioni italo-shqiptar, SPAK urdhëron sekuestron e pasurive të Igli Kamberit, Ergys Kastratit dhe të afërmve –

nga 27
11:10 | 26/05/2026
0

SPAK ka urdhëruar bllokimin e pasurive të luajtshme e të paluajtshme të familjarëve e bashkëpunëtorëve të Igli Kamberit dhe Ergys Kastratit....

Sekuestruam 1 milion euro cash dhe bllokuam pasuri –

Sekuestruam 1 milion euro cash dhe bllokuam pasuri –

nga 27
11:02 | 26/05/2026
0

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, gjatë një konference të përbashkët me autoritetet e Antimafias Italiane, deklaroi se operacioni i zhvilluar...

Shqipëria humbet 40 km² nëse çështja shkon e plotë në Hagë –

Shqipëria humbet 40 km² nëse çështja shkon e plotë në Hagë –

nga 27
10:26 | 26/05/2026
0

Vizita e ministrit grek të Mbrojtjes në Tiranë ka rikthyer në vëmendje çështjen e marrëveshjes detare mes Shqipërisë dhe Greqisë....

Para
Rama paraqitet brenda muajit në SPAK për çështjen ‘McGonigal’ –

Rama paraqitet brenda muajit në SPAK për çështjen ‘McGonigal’ -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Grupet kriminale shqiptare kanë rol lidershipi në territoret ku veprojnë –

Grupet kriminale shqiptare kanë rol lidershipi në territoret ku veprojnë –

11:30 | 26/05/2026
Operacioni italo-shqiptar, SPAK urdhëron sekuestron e pasurive të Igli Kamberit, Ergys Kastratit dhe të afërmve –

Operacioni italo-shqiptar, SPAK urdhëron sekuestron e pasurive të Igli Kamberit, Ergys Kastratit dhe të afërmve –

11:10 | 26/05/2026
Sekuestruam 1 milion euro cash dhe bllokuam pasuri –

Sekuestruam 1 milion euro cash dhe bllokuam pasuri –

11:02 | 26/05/2026
Shqipëria humbet 40 km² nëse çështja shkon e plotë në Hagë –

Shqipëria humbet 40 km² nëse çështja shkon e plotë në Hagë –

10:26 | 26/05/2026
Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri i Kombëtares publikon listën! Risi portieri i Elbasanit –

Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri i Kombëtares publikon listën! Risi portieri i Elbasanit –

10:20 | 26/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Grupet kriminale shqiptare kanë rol lidershipi në territoret ku veprojnë –
  • Operacioni italo-shqiptar, SPAK urdhëron sekuestron e pasurive të Igli Kamberit, Ergys Kastratit dhe të afërmve –
  • Sekuestruam 1 milion euro cash dhe bllokuam pasuri –
  • Shqipëria humbet 40 km² nëse çështja shkon e plotë në Hagë –
  • Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri i Kombëtares publikon listën! Risi portieri i Elbasanit –
  • Shëndet dhe mirësi në çdo familje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Grupet kriminale shqiptare kanë rol lidershipi në territoret ku veprojnë –
  • Operacioni italo-shqiptar, SPAK urdhëron sekuestron e pasurive të Igli Kamberit, Ergys Kastratit dhe të afërmve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com