Fotot e ushtarëve të shqiponjës, manipulim i Sigurimit Grek – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fotot e ushtarëve të shqiponjës, manipulim i Sigurimit Grek

22:45 | 29/01/2017
në Kosove Rajon
0

Nga Arben Llalla

Fotografia, ku shihen shtatë të rinj me uniformë të ushtrisë greke dhe bëjnë me duar simbolin kombëtar të shqiptarëve, shqiponjën bëri shumë bujë. Kjo foto u botua në orën 17.23 në adresën e facebook të Nikos Blaugrana dhe llogarinë e “Miqtë e Vladimir Putin”. Më tej këtë foto e botoi një publicist shqiptar, i cili jeton në Athinë. Brenda dy orësh kjo foto u bë hit në facebook, por sa i doli nami u hoq nga adresat e facebook që unë përmenda më lart. Nëse shihni miqtë e faqes së Nikos Blaugrana do vëreni se ai ka vetëm minoritarë grekë, ekstremistë duke nisur nga Dule, Beleri, Gjinos, e të tjerë, figura të njohura shoviniste të pakicës greke.

Mediat serioze, gazetat greke nuk i kushtuan shumë rëndësi fotos, sepse shkrepje të tilla janë botuar edhe më 2015 nga ushtarët grekë, ndaj nuk kishim të bënim me ndonjë ngjarje të re. Prej disa ditësh disa media ekstremiste greke, të cilat konsiderohen si të afërta me kishën dhe partitë ekstremiste të djathta si “Grekët e Pavarur” të Pano Kammenos apo “Agimi i Artë” filluan luftën ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe kreut të qeverisë së Tiranës. Pas disa ditësh një gazetar shqiptar që jeton në Athinë deklaroi se ka biseduar me të afërmin e njërit nga ushtarët në foto, por nuk na dha asnjë emër konkret. Pra, fotoja që tregon shtatë ushtarë grek që bëjnë shqiponjën ka disa enigma të pa zgjidhura si: Cili është njeriu i tetë që bëri foton? Fotoja është bërë në ambjent publik, pra në sallonin, ku qëndrojnë dhjetëra ushtarë grekë, qartë dallohet televizori, pija, cigaret dhe zyra e shefit që e kanë mbuluar me perde. Të shtatë ushtarët mund të jenë nga prindër shqiptarë, por kultura e tyre është greke, të pagëzuar në kishat greke, kombësinë e kanë greke në letërnjoftim, mentaliteti i tyre është grek, sepse janë të lindur dhe të edukuar nëpër shkollat greke, ku nuk mungojnë ligjëratat herë pas herë me urrejtje ndaj Shqipërisë dhe shqiptarët. Pasi u bë problem kjo foto asnjë prind nuk doli në media, asnjë emër të ushtarëve nuk kemi, nga cilat zona të Shqipërisë janë me origjinë, e kështu me radhë. Përse gjithnjë këto të panjohura, kur e dimë që çdo gjë pasqyrohet në media si në Athinë, ashtu dhe në Tiranë?

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Një ditë më pas qarkulloi në portale, shtyp një ushtar që bën shqiponjën. Për të thanë që është qipriot, por e vërteta është krejt ndryshe. Ushtarin e kanë nxjerrë në foto në Greqi dhe jo në Qipro. Sipas adresës së tij në facebook, kjo foto mungonte, por ishte botuar tjetër kund. Përse? Ky ushtar quhej Janis Sol. dhe kishte në facebook miq shqiptarë, grekë dhe minoritarë grekë. Pra, kjo tregon se ai nuk ishte qipriot, mjaft të qëmtosh bisedat e tij publike qysh nga viti 2014, ku has edhe biseda në gjuhën shqipe. Kush e nxorri këtë ushtar në fotografi? Në cilën adresë të facebook u shpërnda në fillim kjo foto? Këto janë pyetje që presin një përgjigje, të cilave me siguri askush nuk do i japë.

Përpara se një shqiptar të marrë shtetësinë greke, atij i imponohet emri i krishterë dhe kombësia greke. Në fillim i jepet një letërnjoftim me afat dy vjeçar që quhet provë. Gjatë kësaj periudhe përfituesi i shtetësisë greke nuk duhet të dënohet dhe vëzhgohet për qëndrimin tij pro kombit e shtetit grek. Pasi mbaron afati dy vjeçar këta njerëz çohen ushtarë në kufirin greko-turk dhe jo në Gardën Kombëtare si u deklarua në mediat shqiptare. Fjala është për ata shqiptarë, të cilët në të vërtetë kanë kombësi shqiptare, por për të fituar shtetësinë greke ju imponohet ndryshimi i emrit dhe kombësisë, pra asnjëherë nuk e kemi fjalën për ata që vijnë nga minoriteti grek, të cilët janë të besueshëm për shtetin amë.

Kam jetuar disa vite në Greqi, kam qenë drejtues i dy shoqatave në Greqinë e Veriut, kryetar i Forumit të Emigrantëve Shqiptar, dega Selanik dhe sekretar i përgjithshëm i Shoqatës “Shqiptarët e Selanikut”. Kjo ka bërë që të kem njohje dhe kontakte me shumë personalitete greke dhe shqiptare, racistë e paqësorë. Kam drejtuar këto shoqata në kohën më të vështirë 1998-2000, ku kishim barrën për të sqaruar opinionin grek për luftën e Kosovës. Prandaj, jo besoj, jo kam bindje, por e faktoj që fotot dolën në skenë në këtë kohë nga Sigurimi Grek, i kontrolluar nga partitë e djathta greke për të dëmtuar bisedimet e Shqipërisë me Bashkimin Europian, ku kemi një sërë problemesh për të zgjidhur me Greqinë para se të anëtarësohemi. Mosmarrëveshjet mes dy vendeve tona janë: Marrëveshja e Ujrave, demarkacioni (shelti territorial), Çështja Çame, Ligji i Luftës, pronat e shqiptarëve, rinjohja e minoritetit shqiptar në Greqi në bazë të Marrëveshjes së Lozanës. Më e vështirë dhe delikate është Çështja Çame, e genocidit grek kundër popullsisë shqiptare të kësaj treve.

Fotot dolën një javë para takimit dy ditor (e hënë – e martë) i Komisionit të Jashtëm i Parlamentit Europian rreth raportit të eurodeputetit Knut Fleckenstein për ecurinë e reformave në Shqipëri në kuadër të kërkesës së autoriteteve shqiptare për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit. Dihet që eurodeputetë grekë të Greqisë dhe Qipros bëjnë presione të ndryshme pa shkak për mos avancimin e këtyre bisedimeve. Nuk ka nevojë për shumë fjalë për këto bisedime, sepse opinioni është i njohur me gjuhën e ashpër raciste të eurodeputetëve të djathtë nazitë grekë dhe qipriotë, fjalor që është përdorur nga këta, kur bëjnë takime me krerët e minoritetit grek në Tiranë dhe Himarë.

Vërej: Nëse do hapen problemet e dhënies së shtetësive do dëmtohet Greqia dhe familjet e emigrantëve, sepse janë rreth 15 mijë shqiptarë që kanë ndërruar emrin, mbiemrin, fenë dhe kombësinë. Strukturat shtetërore të Greqisë i dinë të gjitha, por shtiren, pasi kanë nevojë për shtim të popullsisë dhe racës së bukur e të ashpër shqiptare si përherë. Ashtu siç e dinë edhe strukturat shtetërore të Shqipërisë, por heshtin, sepse nuk u del dot për zot shtetasve të saj me vende pune dhe jetë më të rehatshme.

Etiketa: arben llallaForumi i Emigrantëve ShqiptarKnut FleckensteinletërnjoftimmanipulimQiproShqiptarët e SelanikutSigurimi Grekushtarët e shqiponjës

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Media greke pas çamëve, gjen fajtorin e ri, UÇK-në

Media greke pas çamëve, gjen fajtorin e ri, UÇK-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com