Wilfrid Fidlerit albonologu që përktheu në gjermanisht “Këngët e Çamëve” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Wilfrid Fidlerit albonologu që përktheu në gjermanisht “Këngët e Çamëve”

15:51 | 01/07/2016
në Uncategorized
0

Nga Robert Elsie

Prof. Dr. Wilfried Fiedler (lindur 1933 në Oberfrohna, Chemniz) është albanologu më i njohur dhe më i rëndësishëm në hapësirën gjermanofolëse dhe vazhdues i traditës së Gustav Meyer-it, Norbert Jokl-it dhe Maximilian Lambertz-it.

Pas përfundimit të studimeve për sllavistikë në vitin 1955 ai filloi punë si asistent shkencor pranë Institutit të Kulturës Popullore të Akademisë së Shkencave në Berlin. Në këtë kohë ai filloi të merrej edhe me gjuhën shqipe për të marrë pjesë në ekspeditën e përbashkët etnografike gjermano-shqiptare të etnologëve Erich Stockmann dhe Ramadan Sokoli që u zhvillua në vitin 1957 në Shqipëri. Pas kësaj ekspedite në Gjermani u botua studimi “Këngët e Çamëve” tekstet e të cilave, u përkthyen në gjermanisht nga prof. Fielder.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

elsie2Pas kësaj ekspedite gjatë së cilës Fiedler u mor intensivisht me gjuhën shqipe, ai iu përkushtua albanologjisë.  Në vitin 1959 Fiedler u bë docent për gjuhën shqipe në Universitetin Humboldt të Berlinit dhe nga viti 1968 bashkëpunëtor shkencor i Institutit të Gjuhësisë së Akademisë së Shkencave të RDGj-së. Ai aty drejtoi deri në vitin 1989 bashkë me Dr. Oda Buchholz Sektorin e Balkanologjisë.

Në vitin 1989 ai pasoi si profesor i Albanologjisë në Universitetin e Mynihut, prof. Martin Camaj. Pas daljes në pension në vitin 1998 prof. Fiedler vazhdon të punojë si profesor i jashtëm për gjuhën shqipe pranë Universitetit të Jenës në Institutin për Studimet për Europën Juglindore.

Prof. Fielder është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Lista e botimeve të tij përmban veç monografive monumentale për Shumësin në Gjuhën Shqipe dhe Sistemin Foljor të Buzukut edhe mbi 150 artikuj shkencorë nga fusha e shqipes dhe e gjuhësisë ballkanike.

Në fokus të vëmendjes së tij nuk ishte vetëm shqipja e sotme, për të cilën ai ka shkruar së bashku me Oda Buchholz edhe një gramatikë deskriptive, por edhe fazat e ndryshme të zhvillimit të gjuhës shqipe nga lashtësia dhe të marrëdhënieve të saj me gjuhët ballkanike. Një vend qendror në studimet e tij zë edhe gegërishtja e autorëve të vjetër shqiptarë. Fiedler është edhe bashkëautor i Fjalorit Shqip-Gjermanisht dhe atij Gjermanisht-Shqip.

Përveç veprimtarisë si gjuhëtar, Fiedler ka edhe meritën e përkthimit në gjermanisht të një sërë veprash të letërsisë shqipe nga Shqipëria dhe Kosova, ndër të tjera “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” si dhe disa tregimesh të Ismail Kadaresë, të ciklit me poezi Palimpsest të Martin Camajt, poezi të Ali Podrimes etj. Në këtë mënyrë Fiedler është edhe një nga ndërmjetësuesit e rëndësishëm të kulturës shqiptare në Evropë. elsie3

Aktualisht prof. Fiedler po punon për një studim të krahasuar të sistemit gramatikor të gjuhëve ballkanike, në qendër të së cilës është gjuha shqipe në raportet e saj me gjuhët e tjera të Lidhjes Gjuhësore Ballkanike.

Koleksioni Fiedler përbëhet nga një korpus prej 730 fotografish (484 fotonegative me ngjyra dhe 246 bardh-e-zi), në pjesën më të madhe të shkrepura me markën e filmave Agfacolor, dhe me Agfa Isopan F/Rapid. Koleksioni është pjesë e bibliotekës për albanologjinë dhe sllavistikën në Ballkan në shtëpinë e profesor Wilfried Fiedler në Meißen (Saksoni). I paketuar në 5 kuti druri për filma, ai qëndroi prej kohësh pa rënë në sy poshtë raftit të librave. Ky koleksion është plotësuar me një përzgjedhje nga koleksioni Stockmann (292 fotonegative marr nga Muzeu Shtetërorë i Berlinit: Trashëgimia Kulturore Prusiane, Fonogram Arkivi, Ident. Nr. VII N 2). Ky fond i fundit përmban fotografi nga të dy, Erich Stockmann dhe Ëilfried Fiedler. I gjithë fondi personal fotografik i tre qëndrimeve të para të Ëilfried Fiedler-it në Shqipëri: në nëntor-janar 1956-57; në maj-gusht 1957 dhe edhe njëherë në verë të vitit 1959, përbën një ditar intim udhëtimesh dhe një magjepsje personale, por njëkohësisht edhe një burim historik të vlefshëm. Kjo na mundëson ne, që pas më shumë se 50 vjetësh të shohim të mrekulluar Shqipërinë rurale në fillimet e sundimit komunist.

elsie4

elsie5

elsie7

elsie8

elsie9

elsie10

elsie11

elsie12

elsie13

elsie14

Etiketa: " këngët e cameveAli PodrimjaBuzukuGjenerali i Ushtrisë së VdekurMartin CamajPalimpsestRobert ElsieWilfried Fiedler

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Reagon Ministria e Punëve të Jashtme për dhunën në Himarë

Reagon Ministria e Punëve të Jashtme për dhunën në Himarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com