Foto e rrallë/ Zbulohen sarajet e firmëtarit të Pavarësisë Hajredin bej Cakrani – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto e rrallë/ Zbulohen sarajet e firmëtarit të Pavarësisë Hajredin bej Cakrani

10:01 | 24/07/2018
në Uncategorized
0

Dihej që dikur familja Cakrani në zonën e Myzeqesë kishte saraje, por mungonte një pamje se si ishin ato saraje, çfarë forme kishin dhe si ishin ndërtuar.

Së fundmi, në Australinë e largët është bërë vërtetë një zbulim jo i vogël. Arkivat familjare të pasardhësve të personave të emigruar atje pas Luftës së Dytë Botërore kanë sjellë në Shqipëri jo thjesht një fotografi historike, por një dokument me vlerë se çfarë godinash janë ndërtuar dikur në Shqipëri dhe që për fat të keq janë shkatërruar dhe nuk ekzistojnë më. Për më tepër që këto saraje i përkisnin Hajredin bej Cakranit një prej firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë dhe ministër i Thesarit në qeverinë e Ismail Qemal Vlorës.

Kujtim Cakrani, një nga pinjollët e familjes Cakrani e bëri dje publike këtë fotografi në emisonin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Tema e diskutimit të emisionit ishte procesi i vetting-ut në drejtësi që deri tani ka shkarkuar në 4 muaj 15 prokurorë dhe gjykatës, por Cakrani, avokat për nga profesioni, e lidhi me faktin se si ka mundësi që të gjithë të larguarit kanë vënë pasuri në mënyra nga më të ndryshme, por asnjë prej tyre nuk ka pasuri të trashëguar nga paraardhësit.

Historia e trishtë e familjes Cakrani vijon me faktin që pas instalimit të regjimit komunist persekutimi i kësaj familjeje arriti deri në shkatërrimin e këtyre sarajave, të cilat duhet thënë se janë të jashtëzakonshme për nga vlerat arkitekturore. Sipas të dhënave, kjo godinë tepër e rrallë në Shqipëri është ndërtuar në vitin 1915 nga inxhinierë austriakë që ndodhesin në Shqipëri në atë kohë dhe që kishin miqësi me familjen Cakrani.

Godina është pak a shumë e tipit kështjellë me 3 kate të larta, me katër kulla të vendosura në cepat e një katërkëndëshi me kulme dhe godina ka një çati e tipit alpin. Është vërtetë një vepër e rrallë arkitekturore për Shqipërinë, por që për fat të keq nuk ishte me vlerë për regjimin komunist.

Arrestimet, internimet dhe përndjekja e familjes Cakrani për shkak të mbështetjes që i dha Ballit Kombëtar arriti deri në hedhjen në erë të kësaj godine, se cilës aktualisht i kanë mbetur vetëm themelet.

Sot, të paktën kemi këtë fotografi që publikohet për herë të parë, por teksa e shikojmë imagjinojmë momentin se çfarë mendje diabolike duhet të kenë patur ata persona, të cilët pasi e kanë mbushur me dinamit cep e më cep e kanë hedhur në erë.

Shkatërrimi i një godine të tillë tregon se në historinë e Shqipërisë më shumë kemi shkatërruar se sa kemi ndërtuar.

Etiketa: Debati në Channel Onefirmëtarifoto e rrallëHajredin bej CakraniIsmail Qemal VloraKujtim CakranipinjollRoland Qafokusarajet

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Si nisi zjarri në Athinë?

Si nisi zjarri në Athinë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –

08:34 | 17/12/2025
Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

08:26 | 17/12/2025
O Bela ciao, Bela ciao –

O Bela ciao, Bela ciao –

08:10 | 17/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 17 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:02 | 17/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Dhjetor 2025 –

07:38 | 17/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –
  • Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –
  • O Bela ciao, Bela ciao –
  • Këmbimi valutor 17 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 17 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –
  • Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com