Foshnja siriane e cila u gjet e gjallë nën rrenoja është ribashkuar me babain e saj, ndërkohë që fotot e reja tregojnë rikuperimin e saj.
Në videon që theu zemra kudo në botë, Wahida, katër muajshe, bëri që punonjësi i skuadrës së shpëtimit i cili e nxorri nga gërrmadhat e qytetit sirian Idlib të shpërthente në lot.
Babai i vogëlushes, Yehya Maatouq zbuloi gjithashtu se motra e saj më e madhe vdiq nën rrënojat e shtëpisë së tyre gjatë bombardimeve.
Klipi i shpëtimit dramatik, i cili bëri xhiron në botë, është postuar online nga grupi “White Helmets”.
Siri- Vullnetari shpërthen në lot pasi nxjerr beben nga rrënojat