Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali viti i ri ka nisur me një fëmijë shqiptar. Foshnja e parë që ka lindur në vitin 2019 në Parma të Italisë është shqiptar. Vogëlushin e kanë quajtur Noel. I vogli ka lindur në orën 02.07 minuta të 1 janarit. Lindja e Noelit u shoqërua me shumë urime nga stafi mjeksor, të afërmit e familjes.










