Shqipëria është përmirësuar me 13 vende krahasuar me vitin e kaluar bazuar në raportin e konkurrueshmërisë globale. Në raportin e publikuar nga forumi ekonomik global vendi ynë u rendit i 80-ti në 138 vende të marra në studim.
Në këto 5 vjet ky është vlerësimi më i mirë, ndërsa vitin e kaluar Shqipëria klasifikohej e 93-ta në listë. Në raport konstatohet se Shqipëria grumbullon 4.06 pikë nga 3.93 të një viti më parë.
Sa i përket konkurueshmërisë Shqipëria ka patur një përmirësim me 17 pozicione në renditjen globale. Rritje kanë pësuar të gjithë indikatorët, kryesisht në “Arsim dhe Shëndetësi”.
Pozitat e favorshme të Shqipërisë në renditje lënë pas vendet si Greqi, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën.