Forum qytetarësh në Dyrrah, mbi vlerat e monumenteve, arritjet dhe sfidat e arkeologjisë (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Forum qytetarësh në Dyrrah, mbi vlerat e monumenteve, arritjet dhe sfidat e arkeologjisë (film)

15:10 | 05/07/2017
në Shqiperi
0

Arena e amfiteatrit të Durrësit mikpriti qytetarët e saj, ndryshe nga shekuj më parë, jo për t’u argëtuar me dyluftimet e gladiatorëve, por për të reflektuar dhe për të njohur rëndësinë e kësaj vepre madhështore dhe zbulimeve të ngjashme të nëntokës së Durrësit.

Arkeologu Fatos Tartari, që i kaluar dekadat e fundit duke zbuluar objekte arkeologjike në qytet dhe publikuar studime e punime shkencore, tregoi mbi vlerat e monumenteve dhe rëndësinë e ruajtjes së tyre.

Qytetarë, të rinj e të reja, me kërshëri dëgjonin nga shkallaret e amfiteatrit, duke ndërhyrë për ta orientuar bisedën rreth çështjeve që i interesonin.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Arkeologu Tartari foli mbi interesin që shfaqën turistët e huaj për zbulimet e mëdha që nxorri në dritë nëntoka e Durrësit. Megjithëse përpara viteve’ 90-të kishim një Shqipëri me kufinj të mbyllur, vizitorët e huaj nuk ishin të pakët. Gjithashtu shpjegohen në një rrjedhë kronologjike zbuluesit e parë të mozaikut “Bukuroshja e Durrësit”, si edhe të objekteve të tjera me vlera unikale.

Por interesi i ekspertëve të planifikimit të territorit dhe jo vetëm, e orientoi bashkëbisedimin edhe drejt vlerës së objekteve që dolën në dritë nga zbatimi i projektit “Veliera”, si edhe masave që duhen marrë për mbrojtjen e nëntokës së qytetit.

Qyteti i Durrësit përbëhej nga 3 unaza, 3 rrethime me mure të larta dhe të fortifikuar, të cilat arkeologu Tartari i shpjegon se ku shtriheshin.

Interesi i bashkëbiseduesve u përqendrua edhe tek punimet e mjeshtrave të mozaikëve të teknikës bardhë e zi dhe me ngjyra, mozaik të cilët sot gjenden të mbuluar në nëntokën e qytetit, me qëllim ruajtjen e tyre.

Madhështia e Amfiteatrit përbëhet nga shumë “copëza” objektesh të ndërtuara me mjeshtëri  dhe që shpjegohen me imtësi në një tur që u zhvillua në të gjitha ambientet e amfiteatrit.

Organizimi i këtij forumi diskutimi u bë në muajin prill, ku u shënua edhe Dita ndërkombëtare e monumenteve të kulturës dhe siteve arkeologjike, por edhe në një periudhë që me zbatimin e projekteve si “Veliera”, shfaqi një sfidë për ruajtjen e zbulimeve arkeologjike. Organizatore ishte organizata jofitimprurëse “Reflect and Act Organization” (RAO).

Me mbështetjen e Drejtorisë së Kulturës Kombëtare Durrës, e cila vuri në dispozicion ambientet e amfiteatrit të qytetit, në kuadër të bashkëpunimit me të rinjtë dhe studentët.

Amfora.al ishte partner mediatik në këtë aktivitet, duke u kujdesur për komunikimin dhe duke e dokumentuar këtë ngjarje në formë audiovizive, si një bashkëbisedim i munguar prej dekadash në qytet, i cili rrit ndërgjegjësimin për vlerat e monumenteve dhe vjen si një përpjekje për ta parë realitetin në sy dhe treguar situatën që po kalon sot qyteti.

/amfora.al/

Etiketa: amfiteatriDrejtoria e Kultures Kombetare DurresDurrësforummonument kulturevlerat arkeologjike

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Trump viziton Varshavën

Trump viziton Varshavën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

23:29 | 03/02/2026
Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

23:19 | 03/02/2026
Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

22:23 | 03/02/2026
Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

22:11 | 03/02/2026
Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

21:31 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –
  • Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –
  • Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –
  • Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –
  • tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com