Në më pak se 24 orë Forcat e Armatosura kanë arritur që të ndërtojnë urën që u shemb në Darzezë të Fierit duke
nxjerrë nga izolimi mbi 2 mijë banorë.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka nga Darzeza pas mirënjohjes për FA për punën dhe ndërtimin e urës në
kohë rekord deklaroi se këto janë ditë të vështira dhe të gjithë duhet të jemi të mobilizuar.
“Menaxhimi i mirë dhe puna e FA ka qenë garancia për të përballuar këtë situatë nga
përmbytjet. Këto janë ditë të vështira, të gjithë duhet të jemi të mobilizuar. Mirënjohje për
punën e FA në krah të NATO dhe të gjitha operacionet e tjera. Bravo ju qoftë. Këtu kanë qenë 500 efektivë, ndërtuam në kohë rekord urën”, deklaroi ajo.