Partia Demokratike ka publikuar disa foto nga situata jashtë ambienteve të Gjykatës së Shkodrës ku sot jepet masa e sigurisë për ish-deputetin Bardh Spahia.
Dhjëtëra forca speciale të pajisur me maska dhe kallashnikov kanë rrethuar Gjykatën e Shkodrës, brenda të cilit ndodhet ish deputeti i shpallur në kërkim nga policia pas revoltës që shpërtheu përpara KZAZ-së së Shkodrës.
“Gjykata e Shkodrës rrethohet nga dhjetëra forca speciale. Brenda nuk është një terrorist, por po zhvillohet seanca gjyqësore për Bardh Spahinë, i ndaluar nga policia me urdhër të paligjshëm”, deklaron PD.