Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Miliardat e tenderave ndërkombëtarë shkojnë për kompani shqiptare

0
53

Më shumë se gjysma e tenderave “ndërkombëtarë” të zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit prej janarit të vitit 2021 e në vijim, janë fituar nga kompani shqiptare.

Në terma financiarë, kompani si “Fusha”, “Gjikuria”, “4-AM” e të tjerë, kanë përfituar më shumë se 20 miliardë lekë të vjetra, nga një total prej 36 miliardë që janë prokuruar nga institucioni i drejtuar nga Dritan Agolli në 15 muaj e fundit.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka statusin e “organizatës jofitimprurëse” dhe siguron fondet për tenderat nga Qeveria Shqiptare dhe donacione të tjera, kryesisht ato të huaja.

Për shkak të statusit, ky institucion, në shumicën e rasteve, nuk i nënshtrohet rregullave normale të tenderave, sipas parashikimeve të ligjit “Për Prokurimet Publike”.

Tenderat e këtij institucioni zhvillohen në bazë të disa procedurave specifike dhe kryesisht me thirrje ndërkombëtare.

Diçka e tillë dallohet qartësisht edhe në rubrikën “prokurime” në faqen zyrtare të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ku informacionet janë në gjuhën angleze.

Por, pavarësisht “thirrjeve ndërkombëtare”, tenderat e zhvilluar nga Dritan Agolli, në përgjithësi fitohen nga kompani shqiptare.

Këto të fundit kanë karakter lokalist, pra që nuk gjejnë rrugën e suksesit jashtë kufijve të vendit tonë.

Por, në tenderat e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ato janë shpesh më të suksesshme, krahasuar me kompani të huaja, të cilat kanë përvojë, fonde e staf shumë herë më të fuqishëm se sa “bosët” shqiptarë të ndërtimit.

“Boldnews.al” ka renditur të dhënat mbi tenderat “ndërkombëtarë”, të zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit prej janarit 2021 e deri në mars 2022.

Në këtë periudhë janë zhvilluar 15 tendera, me fonde 18 miliardë lekë të vjetra, 7.7 milionë dollarë dhe 6.5 milionë euro. Në monedhën shqiptare, fondi total i prokuruar nga Agolli është mbi 36 miliardë lekë të vjetra.

Nga 15 procedura, 9 janë fituar nga kompani shqiptare, për një total prej 18 miliardë lekë të vjetra, 230 mijë euro dhe 2 milionë dollarë, ose, në monedhën shqiptare, rreth 21 miliardë lekë të vjetra.

Lista e tenderave

11 janar 2020
Emri i projektit: “Përmirësimi i Integrimit Urban të Përmetit”
Fondi; 398.547.169 lekë
Pjesëmarrës: 5 kompani
Skualifikohen; 4
Fitues: Fusha shpk

9 Mars 2021
Emri i projektit: “Rikonstruksioni i rrugës Roskovec-Poshnje”
Fondi; 554,279,004 lekë
Pjesëmarrës; 11 kompani
Fitues: JV “G.P.G. Company” shpk & “Gjikuria” shpk

7 Prill 2021
Emri i projektit: “Plani i Lëvizshmërisë dhe Projektimi i Detajuar i Investimeve të Projektit për Përmirësimin e Integruar Urban të Gjirokastrës”
Fondi; 294,318 Euro
Pjesëmarrës: 21 kompani
Fitues; JV “ARS Progetti” s.p.a. & SPT s.r.l. & PCS sh.p.k

9 prill 2021
Emri i projektit: “Projektime të Detajuara dhe Mbikëqyrje Ndërtimi për Infrastrukturën për Pikëpamjet përgjatë qarkut turistik në Shqipërinë e Jugut”
Fondi: 95,300 Euro
Pjesëmarrës: 12 kompani
Fitues; JV MAU Architecture sh.p.k. & “F&M engegneria” s.p.a

13 Prill 2021
Emri i projektit: “Përmirësimi i integruar urban i Beratit/paketa nr. 1 – Goricë”
Fondi: 407,148,638 lekë
Pjesëmarrës: 4 kompani
Fitues: Fusha sh.p.k.

21 Maj 2021
Emri i projektit: “Shërbimet e Mbikëqyrjes për Punimet e Integruara Urbanistike – Bashkia Berat”
Fondi: 228,600 Euro
Pjesëmarrës: 14 kompani
Fitues: JV Abkons sh.p.k. & Taulant sh.p.k

4 qershor 2021
Emri i projektit: “Zbatimi i masave paraprake për të adresuar shqetësimet urgjente të sigurisë dhe për të parandaluar humbjen e strukturave të trashëgimisë në Kalanë e Gjirokastrës”
Fondi: 174,900,930 lekë
Pjesëmarrës: 2 kompani
Fitues: JV Alb-Building sh.p.k. & AD Star sh.p.k.

29 korrik 2021
Emri i projektit: “Ndërtimi i urës nr. 2 km 7+500 Rruga Fier – Seman”
Fondi: 2,033,178 USD
Pjesëmarrës: 4 pjesëmarrës
Fitues: 4 A-M” shpk

30 korrik 2021
Emri i projektit: “Rehabilitimi i rrugës dytësore në zonën turistike Plepa-Golem”
Fondi: 4,527,343 USD
Pjesëmarrës: 11 kompani
Fitues: Cemil Ozgur Insaat Sanayi Ve Ticaret AS”.

6 gusht 2021
Emri i projektit: “Ujësjellës Himarë, Rrjeti i Transmetimit, Dhomat, paketat A+B”
Fondi: 6,845,264 euro
Pjesëmarrës: 6 kompani
Fitues: Kuzu Toplu Konut Insaat AS

25 gusht 2021
Emri i projektit: “Shërbimet e mbikëqyrjes për punimet e rindërtimit të integruar urban – Bashkia Gjirokastër”
Fondi: 247,500 Euro
Pjesëmarrës: 11 pjesëmarrës
Fitues: “Hill International” & “Civil Cons” ltd

26 gusht 2021
Emri i projektit: “Rinovimi i godinës së shkollës Vat Bushi”
Fondi: 12,038,139 ALL
Fitues: “Nika” sh.p.k

11 nëntor 2021
Emri i projektit: “Rigjenerimi i zonës përreth Muzeut Etnografik dhe rrugës Mihal Komnenno; (ii) Restaurimi i peizazhit urban historik të lagjes Mangalem; (iii) Restaurimi i peizazhit historik të sheshit”
Fondi: 271,999,999 ALL
Pjesëmarrës: 3 kompani
Fitues: JV “Leon Konstruksion” sh.p.k. & “BE – IS” sh.p.k.

10 janar 2022
Emri i projektit: “Shërbime konsulence për Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Turistik dhe Përmirësimin e Statistikave – Vlerësimi dhe Specifikimi Teknik i Mallrave/Sistemi i Statistikave të Turizmit”
Fondi: 36,920 Euro
Pjesëmarrës: 8 kompani
Fitues: Acorn Tourism Consulting Limited

23 mars 2022
Emri i projektit: “Projektimi i ndërtimit të rrugës Prekal – Qafa e Shoshit – Lotaj dhe Lekbibaj – Qafa e Agrit – Nderlysaj”
Fondi; 248,880 USD
Fitues: “InfraKonsult” shpk

Nga Boldnews