• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fola me lugatin për koncesionet, më pyeti edhe për Nexhmijen

19:45 | 28/04/2018
në Uncategorized
0

Nga Andis Harasani

E premtja në darkë është nga ditët më të mërzitshme për mua. Ndoshta ngaqë nuk dal, ndoshta ngaqë ndihem i lodhur nga restorantet dhe bisedat e përgjithshme. Ose ndoshta ngaqë ndihem më mirë, kur dal në mbrëmje me Luke (qenin) dhe ulem në stol përballë oqeanit me një kafe e cigare në dorë.

Lexo edhe

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

Si pothuaj çdo të premte dhe dje isha ulur në një stol, i humbur në errësirë. Në NY pranvera këtë vit nuk ka ardhur ende. Ka njerëz që thonë se ka ngelur ende e po pret të paguajë pesë euroshen e kalimit të rrugës te Kastrati. Unë për vete nuk e besoj, por shpesh kam qenë gabim në ato që besoj, ndaj dhe mund të jem gabim.

Në atë muzg, në breg të oqeanit duke luajtur me Luke, të vetmin qen 4 muajsh tani, i cili ende nuk ka mësuar të ecë pa e tërhequr, siç një herë e një kohë një miku im tërhiqte mjaftistët! I hoqa litarin dhe fillova të luaj me të. I hidhja topin dhe i kërkoja të shkonte ta merrte. Herën e parë e mori, dhe kur ja hodha përsëri më pa me një vështrim që donte të thoshte: Mirë mor daj, ti vetë je pa punë, por pse më kujton dhe mua pa punë??

U ula në stol dhe po pija cigare, kur dëgjoj një zë që më flet:
– Si jeni?
U habita, kthej kokën dhe shoh Lugatin ulur në anën tjetër të stolit. Flokët e gjatë të bardhë ja valëviste era, ndërsa në vend të syve kishte zgavra të zbrazura të mbushura me kotësi.

– A më njeh?, më pyeti.
– Jo, – i them -, por ngjan me një monstër që mori në qafë popullin nga vij unë!
Qeshi….
Filluam të flasim për kohën, pranvervën, koncesionet, etj, etj. E pyeta se si e kalon kohën në ferr dhe filloi të më tregonte se shumë gjëra kishin ngelur të njëjta që nga koha që ishte gjallë. Gjente ndonjë rus, serb, kinez. I bënte shokë për kokë. Pastaj zihej me ta dhe ja nxirrte shokëve të partisë.
– Si shokëve të partisë?, e pyes.
– Po, – më thotë -. Pse, ku kujton ti se janë shokët dhe shoqet e partisë?? Ja, – më tha -, të enjten kishim mbledhjen e byrosë. Do flisnim për ekonominë. Shoqja Lenka Çuko ishte shumë e mërzitur, se një dite më parë Bajerni u mund në Gjermani në një lojë me top. Nuk e besoja dot se ç’po më thoshte dhe ai që lexoi mosbesimin në fytyrën time, më tregon se që nga Lenka, çdo ministër bujqësie i partisë së tij ka qenë me Bajernin. Ndërsa kryetari e ndërron sipas ekipit që duket më mirë gjatë sezonit.

– Por, ama ka rregulla -, më tha -. nuk lejohet kryetari ta ndërrojë më shumë se 12 herë në vit me kë është. Jo për gjë, por 12 xhupa ka në masën e tij.
Ndeza një cigare dhe më kërkoi dhe ai një. Kur e ndezi më pyeti, nëse e njoh Nexhmijen.

– E njoh kush është, – i them -, por jo më shumë.

Sa mirë!, thotë dhe thithi fort cigaren.
– Po pse mirë?, e pyes.

– Sepse kam frikë – më thotë – se i tregon që më dhe cigare….

Qesha me lot dhe i them:

– E ke lënë atë parti me vizore. Se kam dëgjuar dhe të tjerë që kishin hall që ja mësonte bashkëshortja, nëse pinë cigare.
– E di për kë e ke më thotë…, dhe hera e parë që e pashë të buzëqeshë…

– Jam shumë krenar për pasardhësin. I thoja gjithnjë Palit që mësuesit e arteve janë më të mirët. Ja dhe dje në mbledhje për të u mburra.
– Po ç’lidhje ka? – e pyes – a e kishit mbledhjen për ekonominë?

– Po, pikërisht… – më pergjigjet -, sepse dhe ky sot po aq sa unë dje merr vesh nga ekonomia. A ke dëgjuar që veç me makina e timonë e kemi çdo shembull? A e gjen dot se pse?, më thotë.

– Ta gjeja dot, s’do isha në errësirë duke folur me ty o zotëri – i them -, por do isha në Shqipëri.
– Ja ta shpjegoj unë më thotë… – dhe thith prapë fort cigaren -. Ne të dy e shohim ekonominë si makinë me qira. As e kemi idenë se çka brenda makina, çfarë pjesësh, si funksionojnë, si kujdesesh për të. Me qira është. Kur prishet e lemë në dyqan dhe kaq…, më thotë.
Ç’ti thoja Lugatit? Kishte të drejtë.
Ndenjëm pak pa folur dhe kur po çohej më pyet se ç’kam bërë në jetë. I thashë që kam qenë ca kohë në partinë e tij. U habit dhe më pyeti:

– I kujt je ti?

Sapo i them emrin e babait më thotë:

– Tani e kuptova se pse nuk je më. Sepse, unë nuk e njoh babain tënd. Ajo parti është vetëm e djemve e vajzave të shokëve të mi e jo e kujtdo!

Etiketa: Andis HarasaniFERRkonçesionelugati

Të Lidhura

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

nga 27
23:25 | 28/01/2023
0

Vijon debati mes Valbonës dhe Armaldos edhe në ‘Prime’. Valbona: Kam ardhur këtu të tregoj anën time njerëzore, nuk kam...

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

nga 27
23:21 | 28/01/2023
0

Maestro u caktua nga Vëllai i Madh që të hapte kutinë e ‘Pandorës’. Në kutinë e Pandorës, Vëllai i Madh...

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

nga 27
23:17 | 28/01/2023
0

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje. Ai u rikthye në shtëpi. Nuk kaloi as një orë nga eliminimi dhe Xhoni u rikthye...

Rama i lidhur me Sinaloan –

Rama i lidhur me Sinaloan –

nga 27
23:13 | 28/01/2023
0

The Dan Bongino Show, një nga programet më të ndjekura në SHBA ka komentuar dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles...

Para
Parashqevi Simaku dhe Hueyda El Sayed në një klip (Film)

Parashqevi Simaku dhe Hueyda El Sayed në një klip (Film)

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

23:25 | 28/01/2023
Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

23:21 | 28/01/2023
Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

23:17 | 28/01/2023
Rama i lidhur me Sinaloan –

Rama i lidhur me Sinaloan –

23:13 | 28/01/2023
lajmi fundit

Eliminohet Xhonatani nga Big Brother

22:39 | 28/01/2023

Më Të Lexuarat

  • “Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –
  • Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –
  • Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi
  • Rama i lidhur me Sinaloan –
  • Eliminohet Xhonatani nga Big Brother
  • Unë jam vetëm, nuk jam te skuadra e Luizit –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –
  • Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com