Ndërsa ministrat e G20 dhe guvernatorët e bankave qendrore do të mblidhen në Bali këtë javë, ata po përballen me një perspektivë ekonomike globale që është “përkeqësuar ndjeshëm”, ka thënë shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, shkruan The Guardian.
Kristalina Georgieva la të kuptohet se FMN-ja do të ulë pritshmëritë e saj për rritjen ekonomike globale këtë muaj, duke thënë se perspektiva mbetet “jashtëzakonisht e pasigurt” dhe duke fajësuar luftën në Ukrainë, inflacionin më të lartë se sa pritej dhe pandeminë e vazhdueshme Covid.
“2022 do të jetë një vit i vështirë dhe ndoshta një 2023 edhe më i ashpër, me rrezik të shtuar të recesionit. Lufta ka ndikuar në ekonominë e vendeve veçanërisht nëpërmjet rritjes së çmimeve të mallrave që po ngadalësojnë rritjen dhe po përkeqësojnë një krizë të kostos së jetesës që prek qindra miliona njerëz-dhe veçanërisht njerëzit e varfër që nuk mund të përballojnë të ushqejnë familjet e tyre”, u shpreh ajo.
Ministrat e financave të G20 dhe guvernatorët e bankave qendrore po përgatiten të takohen në Bali ku do të diskutojnë mbi ekonominë globale, duke përfshirë sigurinë ushqimore dhe ndikimin e luftës në Ukrainë.