• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FMN: Inflacioni do vijojë i ulët, rritja ekonomike mbetet 3.4%

12:46 | 22/03/2016
në Uncategorized
0

 

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar i kryesuar nga Anita Tuladhar përfundoi sot vizitën 2-javore në vendin tonë, për rishikimin e shtatë të Programit.

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Në konferencën e përbashkët për shtyp me autoritetet shqiptare znj. Anita Tuladhar, përfaqësuese e misionit të FMN-së, ka pohuar se ekipi i FMN-së që ka qenë në Shqipëri ka arritur një marrëveshje me autoritetet dhe ka mbyllur shqyrtimin e shtatë të marrëveshjes me fondin.

Është arritur progres i mirë për treguesit e programit dhe ato janë përmbushur. “Ne presim që rimëkëmbja e rritjes të vazhdojë. Shkalla e rritjes ekonomike pritet të jetë 3.4% njësoj me parashikimin e mëparshëm, që do vijë nga investimet e huaja direkte dhe nga përshpejtimi i rritjes së kërkesës së brendshme.

Ulja e çmimeve do të ketë efekt negative në rritje, por priten zhvillime positive në fushën hidroenergjetike.

Ne presim që inflacioni të vazhdojë të jetë i ulët nën 2% si rrjedhojë e uljes së çmimeve të artikujve ushqimorë dhe të karburanteve dhe inflacionit të ulët të importuar.

Në fushën fiskale, pritet që buxheti të ketë një suficit parësor prej 0.3% të PBB-së dhe të vazhdohet me konsolidimin fiskal. Performanca fiskale po vazhdon në përputhje me pritshmëritë, por ka disa rreziqe që lidhen me rënien e çmimeve të naftës dhe duhen marrë masa nëse do të ketë mangësi në mbledhjen e të ardhurave në buxhet.

Ne e mbështesim politikën lehtësuese monetare të Bankës së Shqipërisë, tha Tuladhar. “Në sistemin bankar, që është likuid, sfida më e madhe është të ulen kreditë me probleme dhe të rimëkëmbet kredia. NPL-të janë reduktuar, mbështetur dhe nga fshirja e kredive të këqija, por fokusi duhet përqendruar në ligjin e falimentit dhe përmirësimin e ekzekutimit të kolateralit”.

Në afatin e mesëm vendi duhet të jetë në gjendje të përmirësojë investimet dhe të ndërmarrë reforma strukturore, si në fushën e pronave, reformës gjyqësore etj.

Më herët, ministri i financave Arben Ahmetaj tha se paramentrat makro janë tërësisht nën kontroll. Ahmetaj tha se kemi identifikuar të gjithë amortizuesit e mundshëm të buxhetit. Kemi synim uljen e borxhin, përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave, zgjerimin e bazës dhe mbajtne në kontroll të shpenzimeve jo productive. Reformat e ndërmarra sidomos në energji kanë lehtësuar buxhetin. Pas shlyerjes së detyrimeve të prapambetura kemi marrë masa për të mos krijuar detyrime të reja. Aksioni kundër informalitetit ka dhënë rezultate të dukshme në rritjen e bizneseve të regjistruara dhe sidomos formalizimin e tregut të punës.

Po punojmë me një qasje të re për të ridimensuionuar këtë reform, që e adreson fenomenin përmes politikave afatgjata. Po përqendrohemi te segmented me risk të lartë. Ne vijim fushata do fokusohet ne operacionet e edukimin, mbledhjes së të ardhurave, përmirësimin e menaxhimit të riskut etj.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko tha se treguesit makso dhe politikat ekonomike kanqë qenë në përputhje me parashikimet, por duhen forcuar reformat strukturore.

Sejko tha se ekonomia shqiptare është në trajektore positive zhvillimi dhe rritja u përshpejtua në 2015-n. konsumi privat është gjallëruar në pjesën e dytë të vitit ndërsa ai public ishte më i dobët. Masat rregullatore të bankës kanë ndikuar në uljen e kredive me probleme.

Inflacioni është poshtë objektivit të BSH-së, duke pasqyruar kapacitetet e pashfrytëzuara por dhe tendencave disinflacioniste të arhdura nga jashtë. Kjo rënia është shkaktuar kryesisht nga faktorë të jashtëm dhe nuk pasqyron një situatë diflacioniste. Ky efekt do jetë kalimtar, tha Sejko. Banka ka instrumentet për të shmangur efektet negative afatgjata që vijnë nga inflacioni i ulët. Ekonomia do përshpejtoje ritmet e rritjes në dy vitet e ardhshme dhe kjo do çojë në rritjen graduale të inflacionit.

Sejko sugjeroi se në të ardhmen duhet vijuar me harmonizimin e politikave, ku politika monetare do jetë zgjeruese dhe ajo fiskale konsoliduese. Përpjekjet duhet të vazhdojnë për planin e zgjidhjes së kredive me probleme. Së treti, duhet përmirësuar klima e biznesit dhe të rregullohet tregu i punës./Monitor

 

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
Minutë pas minute / Shpërthimet terroriste në Bruksel, 34 viktima 187 të plagosur

Pas shpërthimeve në Bruksel, bien aksionet dhe rritet ari

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Liverpool humb përballë Tottenham me 2 lojtarë më pak –

Liverpool humb përballë Tottenham me 2 lojtarë më pak –

21:27 | 30/09/2023
Duka përkrah Infantinos në 100-vjetorin e anëtarësimit të… –

Duka përkrah Infantinos në 100-vjetorin e anëtarësimit të… –

21:15 | 30/09/2023
Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri –

Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri –

21:07 | 30/09/2023
Qazim Laçi magjik, shënon golin e parë në kampionat –

Qazim Laçi magjik, shënon golin e parë në kampionat –

20:17 | 30/09/2023
Milan bind ndaj Lacios, përkohësisht në krye të Seria A –

Milan bind ndaj Lacios, përkohësisht në krye të Seria A –

20:15 | 30/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Liverpool humb përballë Tottenham me 2 lojtarë më pak –
  • Duka përkrah Infantinos në 100-vjetorin e anëtarësimit të… –
  • Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri –
  • Qazim Laçi magjik, shënon golin e parë në kampionat –
  • Milan bind ndaj Lacios, përkohësisht në krye të Seria A –
  • Arrestohet Aldi Mustafa, ja për çfarë kërkohej –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Liverpool humb përballë Tottenham me 2 lojtarë më pak –
  • Duka përkrah Infantinos në 100-vjetorin e anëtarësimit të… –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com