Me anë të një postimi në facebook, zëdhënësja e Partisë Demokratike, ka publikuar një seri dokumentesh që sipas saj, provohet që ish-kryetari i Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj, i cili është rreshtuar me grupin e Alibeajt, ka përfituar tendera nga qeveria Rama. Sipas saj, kompania e tij familjare ka përfituar me dhjetëra tendera, madje duke u renditur ndër 11 kompanitë e klientelës së Edi Ramës.
“Lidhur me mohimin e tenderëve të fituar nga firma e Kapllan Pallatit nga regjimi i Edi Ramës! Dje, me një status si të shkruar nga Alibasha, Kapllan Pallati reagoi ndaj deklaratës së Kryetarit të PD në emisionin Open, në të cilin ai akuzoi Alibasho-opozitën, në rastin konkret Kapllan Pallatin, si opozitë tendermenësh të qeverisë Rama. Ai jo vetëm mohoi dhjetëra e dhjetëra tendera që kompania e tij familjare ka fituar si shpërblim për opozitarizmin e fortë nga regjimi i Edi Ramës, por kërcënoi edhe me padi në gjykata. Me këtë rast, i kujtojmë Kapllan Pallatit dhe Alibashës se tij se në fotot e faqeve që po postojmë më poshtë, gjenden dhjetëra e dhjetëra tendera me vlerë dhjetëra miliona euro të fituara nga firma e tij familjare nga regjimi Rama. Gjithashtu, më poshtë do të gjeni edhe tabelën e një studimi në të cilën kjo kompani renditet ndër 11 kompanitë e klienteles së Ramës në raport me tenderët e fituar nga pushteti” – shkruan Garo në facebook.