Takohen me krerët e lartë të politikës për të diskutuar rreth zbatimit të ligjit
Eurodeputetët Knut Flenkenstein dhe Eduard Kukan mbërrijnë nesër në Tiranë për të monitoruar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Ata do të takohen me zyrtarë të lartë të vendit dhe përfaqësues të partive parlamentare.
Flenkenstein dhe Kukan janë dy eurodeputetët që negociuan marrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës për ngritjn e komisionin për dekriminalizimin e cili çoi më pas në miratimin e ligjit për dekriminalizimin e politikës në Shqipëri. Ligji është miratuar rreth dy muaj më parë por ende nuk ka nisur zbatimi i tij. Aktualisht po punohet për përgatitjen e akteve nënligjore të cilat bëjnë të zbatueshëm ligjin për pastrimin e politikës nga personat me të shkuar kriminale.