Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Flamurtarit i mjaftojnë 8 minuta, merr avantazhin kundër Vllaznisë (film)

Nga Klodiana 0

Po luhet në Vlorë ndeshja e dytë e javës së 14 të Superligës mes Flamurtarit dhe Vllaznisë. Të besuarit e Shpëtim Duros vijnë pas dy barazimesh në kampionat dhe nuk mund të humbasin një mundësi tjetër për t’u ngjitur në vendin e dytë.

Nga ana tjetër situata te klubi shkodran është më e zymtë pasi vijnë pas dy humbjesh, në kampionat kundër Laçit dhe në Kupë kundër Tiranës. Një arsye tjetër që ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka duhet të fitojë me patjetër është edhe renditja pasi Vllaznia rrezikon të futet në zonën e rrezikut.

KOMENTI LIVE

13’ Musta ka shansin e artë për të dyfishuar, por pas një harkimi, godet shumë lehtë me kokë.

8’ Emiliano Musta kalon në avantazh vlonjatët, pas një ngatërrese në zonën e portierit, topi u përplas në traversë, dhe Musta me portën bosh, nuk fal.

6′ Pas disa minutash ku ndeshja u ndërpre pasi mjekët ishin në fushë, pas përplasjes së Markut dhe Hoxhajt, rifillon takimi.

1’ Që në momentet e para, një përplasje mes Markut dhe Hoxhajt, kokë më kokë.

1′ Nis sfida.

http://www.panorama.com.al/sport/live-zevendesohen-bushic-e-atsina-demtime-te-shpejta-per-te-dyja-ekipet-ne-vlore-video/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej