Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka ndarë foto nga ngritja e flamurit të BE përpara kryeministrisë një ditë pas hapjes së negociatave për anëtarësim në union.Në reagim ata shprehen se janë të lumtur të shohim flamurin e BE duke u valëvitur pranë atij shqiptar duke e cilësuar këtë një kapitur sfidues për Shqipërinë.“Të lumtur të shohim flamurin e BE-së dhe flamurin shqiptar duke u valëvitur pranë njëri-tjetrit! Një ditë pas nisjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit, flamuri i BE-së u ngrit në krah të atij të Shqipërisë në një ceremoni zyrtare të organizuar nga Qeveria e Shqipërisë. Një kapitull i rëndësishëm dhe sfidues nisi për Shqipërinë. #BE do të qëndrojë pranë #Shqipërisë dhe popullit të saj në këtë rrugëtim drejt anëtarësimit në BE duke u mbështetur në tri dekada bashkëpunimi të ngushtë. Ne jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për të realizuar sa më shpejt ëndrrën e popullit shqiptar”, shkruhet në reagimin e Delegacionit të BE. Ditën e djeshme u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.
U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin
Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....