Një zjarr i madh ka përfshirë magazinat në zonën e Siri Kodrës në Tiranë. Flakët janë të përmasave të mëdha dhe shtëllungat e tymit që ngrihen prej tyre janë përhapur thuajse në gjithë kryeqytetin.
Magazina me mallra industriale ndodhet pas një karburanti në këtë zonë, por për momentin sipas policisë nuk rrezikohet nga flakët. Në vendin e ngjarjes kanë qenë fillimisht tre zjarrfikëse që po operonin për shuarjen e flakëve, ndërsa më pas kanë shkuar edhe dy zjarrfikëse të tjera.
Për momentin qarkullimi në këtë zonë është bllokuar për të lejuar lëvizjen e autoboteve me ujë por edhe për të evituar ndonjë rrezik të mundshëm.