Lidhja me Fjolla Morinën e bëri atë një personazh mjaft të komentuar në mediat rozë. U kuptua besoj se po flasim për Fisnik Sylën. Ndarja e tyre ishte ajo që bëri akoma më shumë bujë, ndonëse asnjëri prej tyre nuk foli publikisht për arsyet që i çuan në këtë vendim. Por, si pas çdo ngjarje të tillë, thumbat e herë pas hershëm nga secili nuk munguan në rrjetet sociale.
Së fundmi, Fisniku ka postuar një video në TikTok ku duket në një klub nate, nën shoqërinë e disa vajzave. Interesant ishte përshkrimi që i kishte bërë videos në fjalë: “E bukur është si ruse.” Si një “zog i lirë”, sigurisht, që mendja të shkon tek ndonjë dedikim për një vajzë në veçanti.
Dhe siç duket kështu është, Fisniku nuk është më single. I kontaktuar nga “Indeksonline”, biznesmeni u shpreh se vajza me të cilën është në lidhje është e njohur për publikun. “Është një vajzë e showbiz-it, por që identiteti i saj preferoj të mbetet sekret edhe për pak kohë.” Kjo deklaratë e tij vjen fill pas story-t që ndau Fjolla Morina , ku dukej në spital duke marrë serum.
Nuk dihet arsyeja që këngëtarja ka përfunduar në spital, pasi i vetmi informacion që ajo ndau ishte “Jam sëmurë.”
@fisnik_syla #fisniksyla #fisnik #fyp #viral #albania #kosovo #kosova #shqiperia #tirana #prishtina