Nga Klodian Tomorri
Një nga casuset më të paparë të konfliktit të përjetshëm foal e lirë vs privatësi ka ndodhur në Angli para 6 vjetësh. Eshtë super histori.
Në vitin 2011, Ryan Giggs, ish mesfushor i Manchesterit, ja drodhi gruas me njerën. Giggsi e ka bërë shumë herë këtë punë, por këtë herë bëri një proçkë aq të madhe sa zhyti gjithë Britaninë në një krizë të thellë juridike.
Anglia kishte një ligj privatesie që i ndalonte mediat të nxjerrin emra në publik për çështje private.
Këtë të Giggsit e dinin të gjithë gazetarët, por nuk e shkruante dot asnjë gazetë apo televizion sepse ligji parashikonte dënim 2 vjet e gjysmë burg për shkelje privatësie.
Shkoi njëra nga gazetat sfidoi ligjin në Gjykatën e Lartë, posaçërisht për këtë çështje. Gjykata ja rrëzoi kërkesën. Ligji nuk preket tha. Gazetari që do nxjerrë emrin ka dy vjet e gjysmë burg.
Ca ndodhi? Anglezët filluan ta shkruanin në Twitter që Giggsi është kapur me mat Imogene Thomas. Ky paditi Twitterin. Por Twitteri tha nuk e kam unë përgjegjësinë, por ata që e shkruajnë dmth qytetarët. Ishin 75 mijë Twitter.
Avokati tha do padisim të gjithë qytetarët që kanë bre twitt. Dmth 75 mijë angleze rrezikonin automatikisht 2 vjet e gjysmë burg secili. U bë një kaps juridik i paprecedentë. Cul de sac.
Si e zgjidhën do thoni ju? Doli një deputet i Lib Demsave në foltoren e Parlamentit dhe tha: Ryan Giggs ka bërë seks me Imogene Thomas në hotel duke tradhëtuar gruan. Ligji ynë i privatësisë është një idiotësi monumentale- tha.
Kjo i hapi rrugë gazetave që ta shkruanin emrin më në fund.
Ditën tjeter titulli i The Mirror ishte monument: Naming private Ryan
Iku ligji për lesh. Morali: Sado e commander të jete një qeveri, ajo kurrë nuk mund të imponojë një ligj, të cilin qytetarët e refuzojnë.