Fiton çmim në Panair, autorja- Kumbaros: S’duam çmime, askush s’mban përgjegjësi për 12 mijë libra të djegur në bibliotekë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fiton çmim në Panair, autorja- Kumbaros: S’duam çmime, askush s’mban përgjegjësi për 12 mijë libra të djegur në bibliotekë!

16:11 | 17/11/2018
në Shqiperi
0

Ndahen çmimet e Panairit të Librit “Tirana 2018”. Lexuesi shqiptar është më shumë i orientuar për të lexuar letërsinë e huaj, por megjithatë janë 130 vepra të analizuara nga juria, ku prej tyre 50 për qind kanë qenë vepra shqiptare, 50 për qind të huaja.

Kryetarja e jurisë, ishte Lili Sula (pedagoge), anëtarët, Ledia Dushi (përkthyese), Arta Marku (gazetare e Kulturës), Agim Baçi (kritik letrar) dhe Rudi Erebara (shkrimtar).

Çmimi i karrierës shkoi për shkrimtarin Kim Mehmeti, me motivacionin për stilin origjinal në krijimin e polifonisë artistike, që karakterizon romanin “Pusi” edhe të gjithë veprën e tij letrare.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

“Kushdo qoftë do të kishte gënjyer se nuk ndihet mirë kur merr çmim. Unë asnjëherë nuk kam mundur që të vetëgënjej veten, se do të ketë kaq vëmendje në Tiranë. Tirana është vendi që na krijon vetësigurinë krijuese”, tha Kim Mehmeti, shkrimtar

Çmimi për krijimtarinë origjinale më të mirë të vitit iu dha Brajan Sukajt, për romanin “Ciklopi” me motivacionin për ndjeshmërinë e thellë njerëzore të përcjellë përmes një ligjërimi sa reale aq edhe fantastik .

Çmimi për përkthimin më të mirë për Donika Omarin për përkthimin e romanit “Nga ana e princeshës së vdekur” të autores Kenize Mourand me motivacionin “Për shqipërimin dhe gërshetimin mjeshtërore të identitetit gjuhësor dhe artistik”.

Çmimi për përkthimin nga gjuha franceze, iu dha Ilia Lëngut për shqipërimin e veprës “Të drejtët” e Albert Camys.

Dy çmime inkurajuese iu dhanë autores Iva Nikolli për romanin “Vetëm për ty” dhe Flogerta Krypit për librin “Gjithçka rreth asgjësë” me motivacionin e përbashkët për befasinë dhe origjinalitetin në kërkimit dhe përshkrimin e njerëzores. Krypi ndryshe nga fituesit e tjerë, zgjodhi që mos të falënderojë, por të kritikoi institucionet për gjendjen ku e kanë lënë librin sot në Shqipëri

“Përveç fondeve që merrni për përkthimin e veprave të huaja, mendoj se ka ardhur koha, që të kërkoni projekte për të financuar autorët shqiptarë. Kjo thirrje shkon për të gjitha institucionet, duke nisur nga ministra e shkatërrimit të kulturës shqiptare, përfaqësuar nga zonja Mirela Kumbaro, që i ka dhënë fund Bibliotekës Shqiptare. Para disa muajsh janë shkatërruar 12 mijë libra edhe sot nuk mban asnjë përgjegjësi. Jemi i vetmi shtet në botë që nuk kemi bibliotekë kombëtare prej tre vitesh. Studentët lënë kartën për të marrë një libër, ky është turpi i Zotit. Të vish në Shqipëri edhe të mos kesh librat, kjo do të thotë që jemi shndërruar në një komb injorantë. Ne nuk kemi nevojë për çmime, por kemi nevojë për një komb që lexon”, deklaroi Flogerta Krypi.

http://shqiptarja.com/lajm/panairi-i-librit-autorja-e-re-kumbaros-sduam-cmime-askush-smban-pergjegjesi-per-12-mije-libra-te-djegur-ne-biblioteke

Etiketa: bibliotekaFlogerta KrypilibraMirela Kumbaroshkrimtare

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Basha: Kandidatë për deputetë si Britania

Basha: Kandidatë për deputetë si Britania

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com