Ditën e sotme qindra besimtarë myslimanë falën namazin e Fitër Bajramit në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në qytetin e Tiranës.
Një orë pas lindjes se diellit besimtare myslimane falën Namazin. Ata mbushën bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në ditën e Fiter Bajramit, që njihet ndryshe edhe si festa e mbylljes se agjërimit.
Agjërim, që në gjuhën arabe do të thotë “përmbahem”, është një nga 5 shtyllat e fesë islame, dhe gjatë saj si i varfëri edhe i pasuri janë të barabartë. Pas drekës së bollshme me familjen, dita mbyllet me vizita tek miqtë e të afërmit.