“Financimi me 25 milionë euro”, Vasili: Incerenatori i Elbasanit, vjedhje e provuar me dokumente – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Financimi me 25 milionë euro”, Vasili: Incerenatori i Elbasanit, vjedhje e provuar me dokumente

12:23 | 11/03/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha se Incerenatori i Elbasanit është një vjedhje e provuar me dokumente, dhe sipas tij financimi është me 25 milionë euro.

Në një konferencë për mediat, Vasili deklaroi se “Po të shikoni janë dy pronarë, për të kuptuar se sa e trashë është vjedhja. Stela Gugalli është pronarja fiktive te “Albtech Energy”, e cila në 2014-n bëhet pronare, por ama deri në 2015-n vazhdon të paguhet si ekonomiste pranë kompanisë së Klodian Zotos. Pra, kuptohet fare qartë që e ashtuquajtura pronare ishte një ekonomiste tek firma. Pra, është shumë e qartë dhe e trashë mënyra se si ndërtohet e gjithë skema”.

Pjesë e parë e denoncimit

Read more

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –

Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –

S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur –

LSI denoncoi disa ditë më parë aferën e inceneratorit të Tiranës, ku ligji u shkel dhe u dhunua në funksion të kësaj grabitjeje të madhe, ku kryetari i Bashkisë së Tiranës rrëmbeu të gjitha kompetencat e tij dhe të të gjitha institucioneve, të Këshillit Bashkiak, Qarkut e të gjitha të tjerat, duke vënë në mënyrë të paligjshme firmën në këtë aferë, duke i detyruar njëkohësisht qytetarët e Tiranës që të paguajnë edhe për plehra, që nuk i prodhojnë.
E njëjta histori si me Rrugën e Kombit ku paguajnë edhe makina që nuk kalojnë.

Një qeveri e cila edhe ministrat e saj e kundërshtojnë për shkak të efekteve financiare, megjithatë ajo ecën përpara se afera nuk pret dhe ku çdo efekt tjetër financiar nuk merret parasysh, ndonëse dhjetëra milionë euro iu ngarkuan buxhetit të shtetit, e ku katër bashki të tjera të Qarkut të Tiranës as nuk u begenisën fare, por vetëm një firmë të paligjshme të Erion Veliajt bënë që afera të ecte përpara. Kjo çështje është në SPAK. Mijëra faqe janë një denoncim dokumentar i palëvizshëm, presim që SPAK të lëvizë të zgjohet, pasi ne bëmë të pamundurën që t’ia lehtësonin punën atij sa më parë.

Vijmë sot në vijim për të denoncuar skandalin e madh financiar në një tjetër rreth ku është shtrirë afera e inceneratorëve, në rrethin e Elbasanit dhe do ta kuptojmë më mirë duke e parë dhe duke e ndjekur se si praktikisht paratë e shqiptarëve grabiten në mënyrë shumë të qartë, ditën për diell. Kjo vjedhje është e provuar me dokumente, të cilat flasin vetë, ndërkohë që ilustrohet me gjithë pamjet që kemi këtu dhe në qoftë se do ta shikoni me vëmendje gjatë gjithë skemës, del shumë e qartë disa momente kyçe: Së pari, që ka vjedhje, evazion, korrupsion dhe përfituesit financiarë të kësaj afere korruptive janë të qartë, pasi janë vetë qeveritarët. Është një skemë e mirë strukturuar, e ndërtuar me vetëm një qëllim: grabitjen e parave të shqiptarëve.

Por ndërkohë ne po ecim që ju të njiheni me faktet dhe të kuptoni më së miri që askusht nuk është ndalur vetëm e vetëm për ti grabitur këto para. Dhe pyetja e parë është që: Nga erdhën paratë? Sigurisht që kanë qenë dy ministri që kanë financuar, Ministria e Mjedisit dhe ajo e Energjisë, të cilët kanë dhënë jo pak, por 25 milion euro. Pra, 25 milion euro janë në dispozicion të kësaj afere të jashtëzakonshme. Po të shikoni janë dy pronarë, për të kuptuar se sa e trashë është vjedhja. Stela Gugalli është pronarja fiktive te ‘Albtech Energy’, e cila në 2014-n bëhet pronare, por ama deri në 2015-n vazhdon të paguhet si ekonomiste pranë kompanisë së Klodian Zotos. Pra, kuptohet fare qartë që e ashtuquajtura pronare ishte një ekonomiste tek firma. Pra, është shumë e qartë dhe e trashë mënyra se si ndërtohet e gjithë skema.

Ne do të ndjekim rrugën e këtij financimi që ju shikoni të ‘Albtech Energy’, e cila ka përfituar 13 milion e 621 mijë e 941 euro. Le të ndjekim këtë rrugë dhe ju do ta keni shumë të lehtë dhe shumë të qartë se si u grabitën paratë. Dhe po ta shikoni keni 2 milion euro naftë dhe blerje të tjera pa fund të tjera dhe po të keni vënë re pak më përpara, paguhen për konsulenca juridike, para të cilat i përfitojnë të njëjtët pronarë, të cilët hapin edhe firmë konsulence dhe marrin prapë para nga paratë e inceneratorëve. Pra, e bëjnë në mënyrë fiktive dhe po atje fusin duart. Bëjnë konsulenca të mëdha juridike dhe marrin dhjetëra mijëra euro. Pra, paguajnë vetveten, gjoja se po bëjnë konsulencë. Kanë vjedhur pa u trembur se kanë menduar që faktet nuk do të zbulohen asnjëherë dhe këto nuk do të dënohen asnjëherë.

Etiketa: Incerenatori i Elbasanitnënkryetari i LSI-sëPetrit Vasili

Të Lidhura

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

nga 27
15:08 | 03/06/2026
0

Më 11 qershor pritet të nisë dhe ngjarja më e rëndësishme e globit, Kupa e Botës 2026. Plot 48 skuadra...

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –

nga 27
14:46 | 03/06/2026
0

Tashmë në grevë, mësuesit shkaktuan kaos të martën në qendër të Meksikos, disa ditë para se qyteti të presë ndeshjen...

Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –

Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –

nga 27
14:22 | 03/06/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar debatet e fundit që kanë shoqëruar projektet e investimeve të propozuara për...

S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur –

S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur –

nga 27
13:48 | 03/06/2026
0

Kryeminstri Edi Rama është pyetur ditën e sotme për një nga kërkesat e protestuesve, të cilët i kërkojnë dorëheqjen pas...

Para
I hapet rrugë vaksinës ruse dhe kineze, Manastirliu dhe Ahmetaj autorizohen për zhvillimin e negociatave

I hapet rrugë vaksinës ruse dhe kineze, Manastirliu dhe Ahmetaj autorizohen për zhvillimin e negociatave

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

15:08 | 03/06/2026

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –

14:46 | 03/06/2026
Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –

Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –

14:22 | 03/06/2026
S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur –

S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur –

13:48 | 03/06/2026
Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Bilisht –

Shpërthen lënda plasëse në fshatin Grabovë të Përmetit! Plagosen rëndë dy persona, njëri ka mbetur i gjymtuar –

13:40 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –
  • ‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –
  • Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –
  • S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur –
  • Shpërthen lënda plasëse në fshatin Grabovë të Përmetit! Plagosen rëndë dy persona, njëri ka mbetur i gjymtuar –
  • Përfundon në GJKKO seanca për Erion Braçen, deputeti shpallet i pafajshëm –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –
  • ‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com