Teksa na ndajnë pak orë nga finalja e Conferenc League që do të luhet mes Romës dhe Feinoordit në stadiumin “Ari Albania”, në Tiranë, të shumtë janë edhe tifozët e të dyja skuadrave që kanë mbërritur në kryeqytet.
Mjafton të dalësh në rrugët kryesore të Tiranës dhe festa e tyre ndihet në çdo bar kafe, ku ulën për t’u freskuar me një birrë duke e shoqëruar me këngët himn të skuadrave të tyre.
Në një video të mbërritur në redaksinë e Gijotina.com, shihen disa tifozë në një kafe në qendër të Tiranës ku kanë filluar festën me këngë.
Paraditen e sotme disa tifozë të Romës duke u përplasur me policinë në rrugën e Durrësit, pranë hyrjes në sheshin “Skënderbej”. Tifozët thërrasin në kor fjalë aspak të hijshme ndaj policisë.
Ndeshja do të luhet ditën e nesërme në orën 21:00, ndërsa disa rrugë të Tiranës do të jenë të bllokuara për lëvizjen e makinave.