Skuadra angleze po investohet fuqishëm në tratativat me portierin e kombëtares italiane, për ta sjellë në ligën më të fortë të planetit.
Klopp kërkon të mos shpenzojë shumë nga buxheti i merkatos verore. Në tavolinën e tratativave janë 40 milionë Euro si dhe një futbollist në drejtim të Milan që mbetet për t’u diskutuar. Pikërisht këtu do të duket dhe zotësia e palëve për të ulur hendekun financiar.