Filmoi pamjet e frikshme të Reçakut, rëfehet Sulejman Kllokoqi: Kam qarë dhe kam xhiruar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Filmoi pamjet e frikshme të Reçakut, rëfehet Sulejman Kllokoqi: Kam qarë dhe kam xhiruar

23:31 | 15/01/2022
në Kosove Rajon, Kryesore
0

“Njeriu pa kokë” është pamja që do t’i mbes përgjithmonë në kujtesë. Filmimet që fokusoi objektivi i kamerës së tij në mëngjesin e mesit të janarit të vitit ’99 shënuan kthesë në historinë e Kosovës. Teksa kalonte përreth trupave të masakruar, ai lotonte por nuk e lëshonte nga dora kamerën.

Përveç ftohtësisë së janarit, reporteri i luftës Sylejman Kllokoqi, i cili punon për Associated Press, kujton trupat e masakruar të dhjetëra viktimave të pafajshme të Reçakut.

Ai nuk do të harrojë asnjëherë pamjen e këtij fshati, i cili është jo fort larg nga Prishtina, mëngjesin pasi u vranë mizorisht fëmijë, të rritur e pleq.

Read more

U shkri Komisariati i Sarandës dhe u arrestua shefi, beach bari me leje nga KKT e Ramës –

“Isha në banak”, zbardhet dëshmia e punonjëses së argjendarisë në Kamëz –

Dherat bllokojnë rrugën Gramsh-Kukur, kamioni gati të bjerë në humnerë –

Ja sa vite burg rrezikon mjeku në Korçë –

“Kjo kohë ma kujton kohën, ftohtësinë, njësoj thuajse sot jam nisur për Reçak. Një kohë e ftohtë dhe ma përkujton edhe atë familjen kur kishte mbuluar atë djalin pa kokë dhe ja kërkonte kokën. Ai ka qenë takimi i parë në fshat”, rrëfen ai.

Fotoreporteri i luftës, për të cilin nuk ishte hera e parë që po xhironte trupa të masakruar, dy ditë para se të ndodhte masakra kishte tentuar të hyjë brenda fshatit.

“Dy ditë më herët, ne ishim atje afër Reçakut në Shtime dhe ku dëgjoheshin krismat dhe luftimet që ishin në Reçak. Prezencën e gazetarëve, e theksoj, se ka qenë edhe OSBE aty me xhipet e portokalltë në krye me Ëalker. Atë ditë ne tentuam të hymë, por nuk na lejuan edhe misioni i Ëalker, por aty ishin shumë luftime dhe ishte e pamundur që të hyjmë në Reçak të xhirojmë ato luftime dhe u kthyem. Unë çdo ditë, për shkak se ishte shumë afër Prishtinës, dhe të nesërmen shkova, tentova por prapë isha më duket i vetmi shqiptar në atë kohë dhe nja 2-3 kameramanë të tjerë të huaj. Filluan disa plumba në Shtime të fluturonin mbi kokat tona dhe erdhën të misionit të OSBE-së na larguan”, shton Sylejman Kllokoqi.

Sylejman Kllokoqi tregon për KosovaPress se pas filmimeve që kishte bërë në luginën e Bebushit, ty ku ndodhi masakra e Reçakut, ishte kthyer me shpejtësi në Prishtinë për t’i dërguar ato në redaksinë e Associated Press.

“Në mëngjes herët nga ora 05-06 të mëngjesit ka qenë ditë e ftohtë si kjo këtu dhe vetëm borë nuk ka pasur, me fotografin Visar Kryeziu të Associated Press shkuam bashkë deri në Shtime dhe e pyetëm një kalimtar rasti se çka ka ndodhë në Reçak, ai tha që ‘ne e dimë vetëm që policia është larguar sot herët’. Në momentin që tha është larguar ne kemi vrapuar të hymë brenda në Reçak dhe shtëpia e parë ku u takova me disa familjarë, se i gjithë Reçaku ishte zgjuar në këmbë aq herët, dhe pash një trup pa kokë ku familjarët e kërkonin kokën e njeriut. Pastaj vazhdova nga ana e majtë për të hyrë në kodrën apo luginën ku sot i shihni ato xhirimet që janë prezente të miat dhe deri atje pash në tri vende ku ka pasur të pushkatuar nga dy, nga tre, nga një”, tregon ai më tej.

Tre muaj para masakrës së Reçakut në Kosovë ishte vendosur Misioni Verifikues i OSBE-së.

Detyra e monitoruesve ndërkombëtarë ishte që të siguroheshin që po ndaleshin luftimet mes forcave serbe dhe UÇK-së. Shefi i këtij misioni, Ëilliam Ëalker një ditë më pas shkoi në këtë vend për të parë se çfarë kishte ndodhur.

“Diku në orën 11:00 erdh edhe Ëalker ku i vizitoi trupat dhe e dha një deklaratë të fuqishme se tha se kjo është një prej masakrave më të mëdha që ka ndodhur. Atëherë ajo u bë tregim mjaft botëror. Edhe ditën e nesërme e kemi vazhduar se trupat i larguan, i dërguan në xhami, ai tregim ka zgjat vetëm 1 javë. Non-stop kemi qenë me kamera aty”, shton ai.

Ai flet për rëndësinë e filmimeve, ku sipas tij po të mos ishin këto pamje vështirë do të besohej masakra që ndodhi. Mbi të gjitha, Kllokoqi shprehet se nuk e ka përjetuar lehtë, meqë bëhej fjalë për popullin shqiptar.

“Shumë vështirë ka qenë me i pa, por unë para kësaj masakre se edhe unë jam njeri si çdo kush. Unë kam parë edhe në Bosnjë mbi 50, mbi 100 të vdekur. Gjithmonë i jam mbajtur parimit shumë profesional që të mos më kapin emocionet, sepse në qoftë se një reporter, një kameraman, gazetar e kapin emocionet atëherë do të largohem prej aty. Në jetën time më ka ndodhur si reporter i luftës që lot të më shkojnë, por kamerën nuk e kam lëshuar. Shumë rëndë, por unë jam fokusuar atë ditë që sa më shpejt t’i xhiroj këto viktimat edhe më shpejt t’i dërgoj në botë”, rrëfen ai për KosovaPress.

Mëngjesin e hershëm të 15 janarit 1999, u vranë mizorisht fëmijë, të rritur e pleq, në mesin e tyre edhe një grua e moshuar, trupi i së cilës ende nuk është gjetur. Trupat e 45 banorëve të Reçakut, janë të varrosur pak metra larg fshatit tek kompleksi memorial. Në afërsi të kompleksit është e ngritur edhe statuja e William Walkerit, njeriu i cili për herë të parë masakrën e Reçakut e cilësoi krim kundër njerëzimit.

 

Etiketa: kameramanipamjetRecakuSylejman Kllokoqi

Të Lidhura

U shkri Komisariati i Sarandës dhe u arrestua shefi, beach bari me leje nga KKT e Ramës –

U shkri Komisariati i Sarandës dhe u arrestua shefi, beach bari me leje nga KKT e Ramës –

nga 27
14:00 | 17/05/2026
0

Një operacion i zhvilluar nga Policia e Shtetit në Sarandë ka çuar në arrestimin e 8 shtetasve që punonin në...

“Isha në banak”, zbardhet dëshmia e punonjëses së argjendarisë në Kamëz –

“Isha në banak”, zbardhet dëshmia e punonjëses së argjendarisë në Kamëz –

nga 27
13:58 | 17/05/2026
0

Një argjendari në Kamëz ra pre e grabitjes nga dy persona të maskuar të shtunën. Policia po vijon verifikimin e...

Dherat bllokojnë rrugën Gramsh-Kukur, kamioni gati të bjerë në humnerë –

Dherat bllokojnë rrugën Gramsh-Kukur, kamioni gati të bjerë në humnerë –

nga 27
13:16 | 17/05/2026
0

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar dëmtime të mëdha në aksin rrugor Gramsh–Kukur, një segment problematik prej vitesh për...

Ja sa vite burg rrezikon mjeku në Korçë –

Ja sa vite burg rrezikon mjeku në Korçë –

nga 27
12:46 | 17/05/2026
0

Kirurgu 72-vjeçar Nikolla Nunka është vënë arrestuar pas akuzave për ngacmim seksual të ngritura nga një 21-vjeçare, e cila pretendon...

Para
PD në kërkim të tradhtarëve që votuan Ruçin, ja video e grupit parlamentar (film)

Zhvillimet në PD/ Berisha, sot në Shkodër, Basha zbret në Fier

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U shkri Komisariati i Sarandës dhe u arrestua shefi, beach bari me leje nga KKT e Ramës –

U shkri Komisariati i Sarandës dhe u arrestua shefi, beach bari me leje nga KKT e Ramës –

14:00 | 17/05/2026
“Isha në banak”, zbardhet dëshmia e punonjëses së argjendarisë në Kamëz –

“Isha në banak”, zbardhet dëshmia e punonjëses së argjendarisë në Kamëz –

13:58 | 17/05/2026
Dherat bllokojnë rrugën Gramsh-Kukur, kamioni gati të bjerë në humnerë –

Dherat bllokojnë rrugën Gramsh-Kukur, kamioni gati të bjerë në humnerë –

13:16 | 17/05/2026
Ja sa vite burg rrezikon mjeku në Korçë –

Ja sa vite burg rrezikon mjeku në Korçë –

12:46 | 17/05/2026
Zbardhet lëvizja e autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamëz, policia shoqëron disa persona –

Zbardhet lëvizja e autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamëz, policia shoqëron disa persona –

12:28 | 17/05/2026

Më Të Lexuarat

  • U shkri Komisariati i Sarandës dhe u arrestua shefi, beach bari me leje nga KKT e Ramës –
  • “Isha në banak”, zbardhet dëshmia e punonjëses së argjendarisë në Kamëz –
  • Dherat bllokojnë rrugën Gramsh-Kukur, kamioni gati të bjerë në humnerë –
  • Ja sa vite burg rrezikon mjeku në Korçë –
  • Zbardhet lëvizja e autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamëz, policia shoqëron disa persona –
  • Alarm në Korçë, dyshime për eksploziv në një automjet në lagjen 18 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U shkri Komisariati i Sarandës dhe u arrestua shefi, beach bari me leje nga KKT e Ramës –
  • “Isha në banak”, zbardhet dëshmia e punonjëses së argjendarisë në Kamëz –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com