Rreth 200 punonjës kanë protestuar sot në uzinën e rafinerisë së naftës në Fier, ku prej 2 muajsh kompania nuk u jep pagat.
Punonjësit kanë ndërprerë punën pasi kanë 2 muaj pa marrë rroga ndërsa shtojnë se prej afro 2 vitesh kompania nuk i siguron.
Protestës i janë bashkuar edhe punonjës të Ballshit, Vlorës dhe Përrenjasit të cilët deklarojnë se prej 22 muajsh punojnë pa rrogë dhe siguracione.