Punonjësit e rafinerisë së naftës në Fier kanë protestuar sërisht sot pasi prej disa kohësh nuk kanë marrë rrogat.
Punëtorët kanë protestuar sot para prefekturës së këtij qyteti pasi ka kaluar koha e premtimit të bërë nga kompania që do të merrnin dy paga brenda 10 ditëve.
Gjithashtu punëtorët kërkojnë që t’i paguhen sigurimet shoqërore pasi kompania prej 18 muajsh nuk i ka shlyer ato. Punëtorët kërkojnë takim me prefektin për zgjidhjen e problemit të tyre.