Me 21 vota këshilltarët e Partisë Socialiste kanë shkarkuar ditën e sotme kryetarin e Këshillit të Qarkut të Fierit nga radhët e LSI, Luan Pashallari.
Ky i fundit qëndronte në detyrë prej dy vitesh edhe pse i kishte mbaruar mandati, për shkak të përplasjeve PS-LSI.
Në vend të tij është propozuar Vangjel Ndreko përfaqësues i PS.