Dega e partisë demokratike në Fier ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët dhe simpatizant të kësaj partie.
Kreu i së djathtës Luan Baci tha se thirrja e qytetarëve në këtë reagim ndaj qeverisë ka në themel votën e lirë si një e drejtë kushtetuese e patjetërsueshme në një vend demokratik.
Të pranishmit kanë shfaqur interes për këtë aksion dhe për pritshmëritë që ka e djathta për instalimin e Republikës së re.