Punonjësit e Uzinës së Përpunimit të Naftës në Fier kanë mundur të gjejnë zgjidhje për problemin e tyre.
Pas protestave të njëpasnjëshme për pagat e prapambetura, mësohet se brenda ditës së sotme kaluan dy paga të prapambetura, ndërsa paga e tretë do xhirohet në mars.
Po kështu naftëtarët kanë nënshkruar kontratat e reja të punës me firmën, gjithashtu po negociohet për sigurimet shoqërore që mund të realizohen nga shitja e filialit FIETEK në Vlorë.
“Shteti siç ka premtuar të ndërmjetësojë furnizimin me naftë bruto të UPN Fier që del në vendburimet shqiptare” apelojnë naftëtarët.