Policia e Fierit ka arrestuar një 66-vjeçar për tentativë vrasje. Sipas të dhënave zyrtare 66-vjeçari Gani Kasëmi, ka qëlluar me thikë në kokë një 57-vjeçar, pas një sherri të çastit mes tyre.
Bëhet me dije se autori ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur ka qëlluar me thikë 57-vjeçarin, të cilit i ka shkaktuar dëmtime në kokë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.