Nga Ariglon Pali
Studentët prej 12 ditësh janë në protestë dhe kërkojnë nga qeveria miratimin e disa pikave në lidhje me arsimin e lartë.
Protesta fillimisht u mbajt tek Ministria e Arsimit, por prej pesë ditësh studentët e kanë zhvendosur tek kryeministria dhe nuk ka asgjë që t’i ndalojë në kërkimin e të drejtave të tyre duke luftuar të ftohtin, shiun dhe acarin.
Ata qëndrojnë aty 24 orë.
Njëri nga studentët ka ditëlindjen sot dhe sapo ka shkuar ora 00:01 atij i është bërë një surprizë nga shokët, të cilët i kanë uruar ditëlindjen.
Klajdi i ka prekur të gjithë me fjalët e tij ku u shpreh: Më lejoni t’u them që kjo është një nga ditëlindjet më të bukura.
Si dhuratë për ditëlindje ai ka marrë as më shumë e as më pak, por një karamele.
“Kjo është karamelja më e bukur, sepse ka brenda gjithë zemrën”, tha Klajdi.
/syri.net/