Festivali i këngës dhe rojtarët e standardit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Festivali i këngës dhe rojtarët e standardit

15:53 | 30/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Hysni Ndreu

Festivali i 58 i Këngës në RTSH, më shumë se sa për produktin muzikor që na ofroi, do të ­­mbahet mend për polemikat që hapi. U gjykua, paragjykua e refuzua; u ngritën teori konspirative, u fol për paracaktime çmimesh, juri të manipuluara e plot prapaskena të tjera, të cilat shoqërojnë gjithherë aktivitetet tona, jo vetëm ato kulturore. Ndër to ishin edhe kritikat ndaj tekstit të këngës së Elvana Gjatës, i cili u sulmua jo aq për cilësinë artistike-letrare, sesa për faktin që ish shkruar në dialekt. Madje pati prej atyre, që shpallën hapur thirrjen për ndalim pjesëmarrjeje në festivalet e ardhshme të të gjitha këngëve, teksti i të cilave nuk është shkruar në shqipen standarde. Le të ndërtojmë një skenar hipotetik, i cili të jetë në përputhje me propozimin e mësipërm.

Jemi në vitin 2020. Kam zgjedhur tekstin e këngës dhe bashkë me njërin ndër kompozitorët e mi të parapëlqyer, hap pas hapi e provë pas prove punojmë për të mbërritur te një produkt final. Fill pas kësaj kryejmë procedurat e nevojshme për t’u regjistruar si pjesëmarrës në festivalin e 58 të RTSH-së. Disa javë më vonë na mbërrin edhe përgjigjja e jurisë që merret me përzgjedhjen e këngëve. Tekstin (të shkruar në “shqipen standarde”) po e citoj pa ndryshuar asnjë fjalë:

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“I nderuar konkurent,

Me keqardhje ju njoftojme se kenga juaj nuk eshte perzgjedhur per te qene pjese e festivalit te 58 te RTSH. Juria e arsyeton vendimin e vet me faktin qe teksti i kenges suaj eshte shkruar ne dialekt, gje qe eshte e ndaluar qe prej vitit te shkuar, kur kenga e Elvana Gjates titulluar “Me tana”, hapi polemika nder intelektuale te artit e te mendimit ne vendin tone.

Duke shpresuar ne mirekuptimin tuaj, ju urojme pune te mbare!

Me konsiderate,

Juria e përzgjedhjes se kengeve e Festivalit 58 ne RTSH.”

Tronditem gjer në rrënjë të shpirtit. Jo aq pse nuk është përzgjedhur kënga ime, sesa për arsyen e mospërzgjedhjes. Mbi të gjitha, edhe sepse përgjigjja në shqipen standarde e vetë rojtarëve të standardit është e ububushme, gjë që i thotë të tana. Sa për sqarim, po e informoj lexuesin se si tekst për këngën time pata huazuar një poezi të Migjenit. Por, ligji është ligj e duhet zbatuar. Dhe mirë e kanë, xhanëm. Nuk duhet lejuar që cilësia e festivaleve të RTSH-së të ndotet nga poezitë e rëndomta dialektore të Migjenit.

***

Në përpjekje për të përligjur këtë arsyetim të dhënë prej jurisë në fjalë, kthej udhës së kujtimeve dhe e ndal hapin te nata finale e Festivalit të 58 në RTSH, 22 dhjetor 2019. Hyj në Pallat të Kongreseve, gjej rreshtin dhe karrigen time, ulem dhe pres i etur për të gjerbur ndonjë tingull prej atyre që të rrëqethin mishtë.

Para nesh shpërfaqet me të tëra hiret e veta drejtuesja e festivalit, Alketa Vejsiu. E veshur bukur, simpatike dhe me fytyrën që i shndrin, ajo nis të flasë. Zëri i kumbon gjer në skutat më të thella të sallës, tingëllues dhe i kulluar, si rrjedhë që buron rrëzë Korabi. Por rrjedha e lë shpejt burimin dhe, në udhë e sipër, ngjashëm me një ortek, fryhet e fryhet me ç’i del përpara. Brenda këtij orteku, që askush nuk e di kur e ku do të ndalet ka monologë, dialogë të monologizuar, pyetje, falënderime, përgjigje, pyetje pa përgjigje, verëgrabockëzime, sponsor, reklama, sërish falënderime, zhdukje në prapaskenë dhe… prapë nga e para. E njëjta skenë më shfaqet një herë, dy, tri… dymbëdhjetë. Aq herë sa janë edhe këngët e natës finale.

Spektatori, sidomos ai në sallë, duket krejt i çoroditur. Madje ka çaste kur harron edhe se aty po zhvillohet një garë për këngën më të mirë, të cilën, sipas gjasave duket se do ta fitojë vetë Alketa. Po, po, pse mos ta fitojë? Papritur kujtohesh që, ndryshe nga këngëtarët e tjerë, Alketa po konkurron me më shumë se një këngë. Me dy, tri, katër a më shumë të tilla. E po, ky është kulmi i kulmeve. “Përmbahu!” i them vetes, produkt allashqiptar është edhe festivali i këngës. S’ka se si të ndodhë ndryshe.

Marr frymë thellë dhe nis të kthjellohem. Në të vërtetë, Alketa nuk po konkurron. Ajo thjesht po këndon. Po këndon pasi ka prezantuar, modeluar, monologuar, uruar, falënderuar, vajtuar, dashuruar… “E përse u dashka edhe të këndojë?” pyet alteregoja ime. Nokaut. Nisem të kërkoj fillin e arsyetimit se përse i duhet Alketës të këndojë. Gjendem përpara një lëmshi, të cilin sa më shumë përpiqem ta shthur, aq më shumë më ngatërrohet. Lodhem. E vendos lëmshin te prehri i njërit prej spektatorëve që kam në krah dhe i hyj punës për të kërkuar diçka të vlertë, që do ta përligjte vërtet praninë time këtu. Dëshira shtrihet si mjegull mbi koka spektatorësh, zgjatet gjer te skena dhe qëndron aty, pezull, në pritje. Drfthjng ndrtesy bulreds pitryusderg emijkaetrsdh uwqzres. Domethënë, i njëjti avaz. Ndryshon vetëm fustani radhës, i cili mban brenda po të njëjtën Alketë. “Ky duhet të jetë i dymbëdhjeti”, dëgjoj zërin e një vajze të ulur prapa meje. “I dymbëdhjeti?” pyes veten dhe ndërmendem se paskam përfunduar krejt pavetëdijshëm duke parë një festival mode dhe jo një festival kënge. Nuk jam mirë. Po më përzihet. Duhet të jem helmuar nga sallata që më ofroi kjo natë finale e festivalit. Ndoshta mund ta kem edhe nga teksti i Elvanës, që qenka në dialekt. Ku i dihet. Së fundmi po thuhet se dialekti dëmton rëndë shëndetin, jo vetëm të atij që e flet, por edhe të atij që e dëgjon. Mbi të gjitha, shihet si një rrezik potencial edhe për shëndetin e shqipes standarde.

***

Kjo ishte gjithë ç’pashë e ç’mbaj mend nga Festivali i 58 i RTSH-së. Çuditërisht, më mirë se kaq më ndërmenden polemikat që hapi ai festival: juri e kompozitorë të huaj, sherre banale, peticion për ndryshim rezultati, prapaskena, paraskena, luftë e ftohtë, Elvana, Arilena, Gena, -ena, -ena, -ena, teksti, gjuha e tekstit… dialekti. Eh, më në fund, bënë ç’bënë dhe e çuan gjuhën te dhëmbi që u dhemb e që duhet shkulur me rrënjë: te dialekti.

Opinionbërës, këngëtarë e shkrimtarë nisën të merren me tekstin e këngës së Elvana Gjatës, duke e cituar, ricituar e përçmuar vetëm pse nuk ish në shqipen standarde. Disa guxuan edhe ta shpallin hapur që në të ardhmen të vihet kusht standardizimi i tekstit të këngës që do të marrë pjesë në festival. Shkurt, tekstet në dialekt të konsiderohen si të vetëpërjashtuar. Argumentet për këtë i kishin të thekura. Madje kish prej atyre që i njihnin aq mirë çështjet e gjuhës shqipe, sa mendonin se kishim një dialekt shqiptar e një kosovarç. Kish mbërritur kulmi, nga të tana anët që ta kapje.

A pati probleme teksti i Elvanës? Plot. Si të gjitha tekstet e këngëve tona, xhanëm. A ka faj dialekti për këtë? Të gjithëditurit na thanë se po. Për mua, jo. Së pari, sepse këngë në dialekt këndohen në të gjithë botën, edhe nëpër festivale me format si ky i yni. Së dyti, sepse s’ka asnjë lloj baze, as shkencore, as gjuhësore, as letrare a muzikore, që përligj argumentin e mospjesëmarrjes në festival të teksteve të shkruara në dialekt. Standardizimi i një gjuhe është proces arbitrar. Që do të thotë se, në vitin 1972, kur u mbajt Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, ai që të gjithëditurit e njohin si “dialekt kosovarç” mund të ish bërë standard dhe ky që sot e kemi standard të kish mbetur dialekt. Si do të duhej të shkruheshin tekstet e këngëve në një rast të tillë? A do t’u ngjante më i bukur teksti i këngës “Me tana” atyre që e sulmuan atë pikërisht për shkak të dialektit?

***

Kënga është një njësi muzikore-letrare. Që do të thotë se një tekst i caktuar këndohet sipas një melodie të caktuar. Teksti mund të jetë një poezi e huazuar prej ndonjë poeti ose i shkruar posaçërisht prej ndonjë tekstshkruesi. Në çdo rast, teksti i këngës është letërsi. Natyrshëm lind pyetja: A vlen thirrja për standardizim tekstesh edhe kur është fjala për letërsinë? Logjika të thotë po. Madje ka pasur edhe propozime të tilla në të shkuarën. Prandaj, mund edhe të mos jetë e largët dita, kur të ngarkuarit e posaçëm me ruajtjen e standardit prej dialektit, të propozojnë miratimin e një ligji, që të penalizojë të gjitha shtëpitë botuese, të cilat botojnë libra të shkruar në dialekt. Ndërsa për autorët që çojnë nëpër mend diçka të tillë të ketë dënime me burg. Madje autori të futet në të njëjtën qeli me dialektin. Eliminim tërësor. Vdekje dialektit, liri standardit!

Etiketa: Festivali 58Festivali i KengesFestivali i këngës dhe rojtarët e standarditHysni Ndreurojtarëtrojtarët e standarditstandardi

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Tani që Teatri Kombëtar kaloi në dorën e Kushtetueses, çfarë do të ndodhë?

Tani që Teatri Kombëtar kaloi në dorën e Kushtetueses, çfarë do të ndodhë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com