Festat e fundvitit, Policia e Shtetit thirrje subjekteve tregtare: Mos tentoni të tregtoni fishekzjarrë në mënyrë të kundërligjshme, do përballeni me ligjin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Festat e fundvitit, Policia e Shtetit thirrje subjekteve tregtare: Mos tentoni të tregtoni fishekzjarrë në mënyrë të kundërligjshme, do përballeni me ligjin

10:02 | 16/12/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet në mbarë vendin për të parandaluar tregtimin e kundërligjshëm të artikujve piroteknikë, me rastin e festave të fundvitit.

Në një dalje për media, Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Ylli Vasili, iu bëri thirrje të gjitha subjekteve tregtare që të mos tentojnë të tregtojnë lëndë piroteknike dhe fishekzjarrë në mënyrë të kundërligjshme, pasi do të përballen me ligjin.

Deklarata e plotë:

Read more

A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha –

Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit –

Raporti IBAR për integrimin mbeti në klasë, Rama mashtroi me pasaportën e BE dhe nxjerr atë të Vuçiçit –

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës –

Kontrolle në pikat doganore, tregje e njësi tregtare, për parandalimin e futjes dhe hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Masat e shtuara konsistojnë në rritjen e kontrollit të territorit, për të verifikuar zbatimin e kritereve të prodhimit, magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve, në prag të festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Strukturat e Policisë në të gjithë vendin, në zbatim të porosive të lëna në telegramin e dërguar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, për zbatimin e kërkesave të rregullores “Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve”, të ligjit Nr. 73, datë 03.06.2021 “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e artikujve piroteknikë”, urdhrit të MB “Për miratimin e rregullores për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve”, kanë intensifikuar kontrollet në pikat doganore, tregje e subjekte tregtare.

Me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët, me rastin e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 2022, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka kërkuar të gjitha strukturave vendore të Policisë, marrjen e masave për zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore, për parandalimin e shkeljeve dhe ngjarjeve të ndryshme në prag të festave të fundvitit, si dhe zbatimin e disa detyrave shtesë, të cilat konsistojnë në:

– Shtimin e kontrolleve çdo ditë, për verifikimin e aktivitetit të subjekteve të licencuara dhe njësive që tregtojnë fishekzjarrë, nëse i tregtojnë ato sipas përcaktimeve “Artikuj të lejuar e të ndaluar”;

– Rritjen e cilësisë së kontrolleve, duke bashkëpunuar me institucionet e tjera përgjegjëse, kryesisht me Autoritetin e Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE), për magazinimin dhe tregtimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, në funksion të parandalimit të shkeljeve dhe ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin, si dhe për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shkelin rregullat e magazinimit dhe tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve;

– Në koordinimin e veprimeve ndërmjet ndihmësspecialistëve të Policimit në Komunitet/SPZ, Patrullave të Përgjithshme, Policisë Kriminale, me pushtetin lokal dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen në kohë të çdo paligjshmërie që shfqet në territor dhe që cenon rendin e sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve.
Strukturat vendore të Policisë, në bashkëpunim me shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin (MZSH), do të hartojnë plane të përbashkëta inspektimi dhe kontrolli të befasishëm në të gjitha subjektet e licencuara për magazinimin, tregtimin dhe përdorimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Policia e Shtetit apelon për të gjitha subjektet tregtare që të mos tentojnë të fusin dhe të tregtojnë lëndë piroteknike e fishekzjarrë në mënyrë të kundërligjshme, pasi do të përballen me ligjin.

Njëkohësisht kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e prindërve që të mos i lejojnë fëmijët të blejnë dhe të përdorin fishekzjarrë, pasi rrezikojnë jetën e shëndetin e tyre dhe shkaktojnë prishje të qetësisë publike.

Policia e Shtetit, duke i falënderuar qytetarët, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, i fton sërish që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të tregtimit e përdorimit të fishekzjarrëve dhe lëndëve piroteknike, apo të çdo paligjshmërie tjetër, duke u garantuar ruajtje të anonimatit dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Etiketa: Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetitfestat e fundvititPolicia e ShtetitYlli Vasili

Të Lidhura

A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha –

A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha –

nga 27
13:21 | 17/03/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur këtë të martë në lidhje me zgjedhjet për kryetar që pritet të...

Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit –

Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit –

nga 27
13:13 | 17/03/2026
0

Në konferencën e zhvilluar këtë të martë me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se Ergys Agasi,...

Raporti IBAR për integrimin mbeti në klasë, Rama mashtroi me pasaportën e BE dhe nxjerr atë të Vuçiçit –

Raporti IBAR për integrimin mbeti në klasë, Rama mashtroi me pasaportën e BE dhe nxjerr atë të Vuçiçit –

nga 27
13:09 | 17/03/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama ma ngelur në klasë sa i takon integrimit në BE....

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës –

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës –

nga 27
12:53 | 17/03/2026
0

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi akuzohet për tentativë vrasjeje të bashkëshortes së tij, pasi nuk pranonte ndarjen që ajo...

Para
Pushimet e festat, fluks emigrantësh në Kapshticë

Kapet 23 kilogramë heroinë dhe sasi kokaine në Kapshticë, arrestohet shoferi turk dhe pasagjerja shqiptare

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha –

A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha –

13:21 | 17/03/2026
Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit –

Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit –

13:13 | 17/03/2026
Raporti IBAR për integrimin mbeti në klasë, Rama mashtroi me pasaportën e BE dhe nxjerr atë të Vuçiçit –

Raporti IBAR për integrimin mbeti në klasë, Rama mashtroi me pasaportën e BE dhe nxjerr atë të Vuçiçit –

13:09 | 17/03/2026
Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës –

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës –

12:53 | 17/03/2026
Ushtria shqiptare nuk ekziston, e kemi shkatërruar qëllimisht për t’i shërbyer Serbisë –

Ushtria shqiptare nuk ekziston, e kemi shkatërruar qëllimisht për t’i shërbyer Serbisë –

12:33 | 17/03/2026

Më Të Lexuarat

  • A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha –
  • Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit –
  • Raporti IBAR për integrimin mbeti në klasë, Rama mashtroi me pasaportën e BE dhe nxjerr atë të Vuçiçit –
  • Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës –
  • Ushtria shqiptare nuk ekziston, e kemi shkatërruar qëllimisht për t’i shërbyer Serbisë –
  • ‘E meriton pas asaj dite’/ Kamerat kapin ‘mat’ Ballën, kush është personi që i ofron orën luksoze –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha –
  • Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com