Festa e verës si këpucë dy numra më e vogël – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Festa e verës si këpucë dy numra më e vogël

10:48 | 15/03/2016
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Mendoja se pata lexuar pothuaj gjithçka nga Faik Konica, por duket ai është pus më i thellë se unë e mendoj. Gjatë lundrimit në rrjet zbulova se Konica e kishte shpjeguar fort bukur Festën e Verës këtu e gati një shekull më parë.

“Është dita në të cilën stërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhè krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve.”

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Pas gati një shekulli, pasardhësit e stërgjyshërve ju lëshuan shëtitoreve të kryeqytetit dhe Elbasanit, konsumuan në sasi industriale ballokumen industriale, hëngrën, pinë, por nuk e vranë mendjen se kanë dalë jashtë kuptimit të kësaj feste krejt qytetëse, e cila nuk kishte përse të bëhej kombëtare. Këtë dhuratë e kemi nga Fatos Nano, i cili nuk e di pse u dha kaq shumë pas kësaj hareje pranverore, kur ndërrohet gjaku, dhe vendosi gati dhunshëm ta sillte në Tiranë. Festa e verës në kryeqytet rri ngushtë, si puna e këpucëve disa numra më të vegjël, që ta bëjnë thembrën copë. Nuk ka kurrfarë tradite në Tiranë, nëse nuk fusim në hesap Ederlezin e romëve. Ka festa të ngjashme gjetkë, por jo tjetërkund në Shqipërinë e Mesme. Në Nartë të Vlorës organizoheshin karnavale, kurse në Dibër ndizen zjarret që largojnë dimrin. Është Shën Mëria e Kukësit dhe e Malësisë së Gjakovës. Janë pak a shumë të njëjtat rite, ku njeriu adhuron natyrën, lulet e para që lajmërojnë se ngrica, dëbora, ftohma e dimrit po shkon.

Megjithatë, politikanët e Shqipërisë mendojnë se njerëzit e kanë për zemër të festojnë disa herë në vit, ndaj u duhen krijuar kushtet. Veç Kshnellave, Bajramit, Vitit të Ri, ka hyrë në zakonet e pushtetit kjo ditë e pakuptimtë për Tiranën, për qytetet e tjera, veç Elbasanit. A nuk do ishte bukur t’jua linim vetëm atyre dhe, ashtu si kemi bërë ngahera, nëse do na pëlqente, të shkonim ndonjëherë atje me bujt në datën 13 mars që ta gdhinim 14-ën, të merrnim lëndinat, të mblidhnim zymbylin dhe karakaftet, në drekë të shtroheshim në fushën ku gjelbërimi i gëzohet diellit, e më pas gjithkush në punë të tij nën tingujt e këngëve të Isuf Myzyrit.

Kjo farë magjie u tret me vendim qeverie. Tani Dita e Verës nuk ka dallim nga 29 nëntori i Natës së Bardhë, nga 1 maji i punëtorëve, nga 8 marsi i grave dhe e diela pa makina. Njësoj, njerëz tufa-tufa që marrin rrugët me rroça-poça me vete dhe hanë, shumë hanë dhe shumë blejnë. Të shkoje këto ditë në një nga shitoret më të mëdha të Tiranës duhet të mbaje një rradhë kilometrike, sepse, si për Vitin e Ri, njerëzit u turrën të blejnë oriz, vaj e sheqer. Duket sikur jemi jo pasardhësit e stërgjyshëve që përmend Konica, por pasardhës të llupësit Balouni të Shvejkut.

/tesheshi.com/

Etiketa: ballokumjadita e veresEderleziEnkel DemiFaik KonicaIsuf MyzyrikarakaftetShën Mëriazymbyli

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Nuanca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –

Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –

17:46 | 14/01/2026
Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

17:30 | 14/01/2026
Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –

Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –

17:16 | 14/01/2026
Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm –

Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm –

17:00 | 14/01/2026
Ankesa e Fatmir Pjetrit, nuk më lejojnë të botoj librin. Nisin kontrollet në burgun e Burrelit si doli audioregjistrimi në instagram –

Ankesa e Fatmir Pjetrit, nuk më lejojnë të botoj librin. Nisin kontrollet në burgun e Burrelit si doli audioregjistrimi në instagram –

16:54 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –
  • Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –
  • Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –
  • Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm –
  • Ankesa e Fatmir Pjetrit, nuk më lejojnë të botoj librin. Nisin kontrollet në burgun e Burrelit si doli audioregjistrimi në instagram –
  • “Nuk e kemi lënë vetëm” – bisedat sekrete në SKY ECC që paralajmëruan arratisjen e Altin Ndocit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –
  • Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com