Pavarësisht se karrierën e saj muzikore e ka ndërtuar jashtë kufijve të Kosovës, duket se ndjenja e patriotizmit për Rita Orën nuk do të shuhet kurrë.
Këngëtarja e famshme asnjëherë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare, madje shumë herë ajo ka bërë edhe postime patriotike në rrjete sociale.
Kjo ndjenjë do ta rikthejë Ritën në vendlindje në kuadër të festimeve për pavarësinë e Kosovës në 17 shkurt.
Në koncert pritet që Rita të performojë këngët e saj më të njohura të cilat janë shndërruar në hite botërore duke kryesuar kështu top listat muzikore.