Dubai njihet si një destinacion luksoz pushimesh. Por për të rinjtë mjaft të pasur që jetojnë në Dubai çdo ditë është pushime dhe ata e tregojnë më së miri këtë me fotot që postojnë në rrjetet sociale.
Llogaria në Instagram “The rich kids of Dubai”, që ka 158 mijë ndjekës, tregon makinat e tyre të shpejta, jahtet luksoze teksa jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe.