Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi një takim me kreun e ILDKP-së, Shkëlqim Ganaj dhe Avokatin e Popullit, Erinda Ballancën dhe drejtues të tjerë të organeve ligjzbatuese në godinën e Ministrisë së Drejtësisë.
Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura ndërkohë që në fokus të këtij takimi ishin konsultimet dhe bashkëpunimi për Vetingun në Policinë e Shtetit dhe në drejtësi.
Në përfundim të takimin ministri Xhafaj u shpreh se në 2018 do të ketë veting në radhët e Policisë së Shtetit.
Bëhet me dije se drafti për Vetingun në Policinë e Shtetit është përfunduar edhe pritet që ti dërgohet Parlamentit për miratim.