Fati i “Rilindjes” ose, “Ça kena Grup?” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fati i “Rilindjes” ose, “Ça kena Grup?”

19:00 | 16/10/2018
në Shqiperi
0

Nga Avni Nezaj

Nuk është çudi, e pse duhet të jëtë, që pas pak ditësh ose mujash Edi Rama që është kryeministër i këtij vendi të mos jetë më në këtë post. Dhe nuk është çudi që ai me kurajo e vetëmohim të dalë studiove televizive dhe të thotë se “Rilindja” ishte një qeverisje e mrekullueshme e paparë, e magjishme, e pa kazan, e pa orgji, e pa… e pa pikën e faqeskuqjes të thotë që fajtori për dertin, ku janë shqiptarët sot është dikush tjetër që nuk ka lidhje me Rilindjen…. Pra, të mbrojë “Grup”-in. Flet ai me shumë se ata që e akuzojnë, sepse është mënyrë më e mirë që të hutohen ata që gjykojnë edhe me votë…

Çudi do të ishte po të ndodhte ndryshe, pasi është e sigurtë që pronarët e mediave që i shërbyen, po i shërbejnë edhe mund t’i shërbejnë edhe disa ditë, javë apo muaj pasi do të ketë ikur nga karrigia rrotulluese e kreut të qeverisë.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Rilindja” lindi si formacion që do të linte në hije Partinë Socialiste dhe imazhin e saj liberal që i dha Fatos Nano. Duket sa ia arriti qëllimit. Të gjithë që ishin personazhe të asaj partie tani janë vetëm hije të rilindasëve të rinj, ose buzëqeshës herë të paguar e herë jo, të këtij grupi të ri politik që edhe qeveris akoma.

Erdhën në pushtet me formulën se fajin e ka Berisha e do të ikin nga pushteti prapë me formulën e zakonshme se fajin e ka Berisha. Formulë që u injektua tek Rama dhe gjithëpërfshirësit e tij në “Grup”, nga njerëzit e medias që i kishin shërbyer me zell Berishës dhe politikave të tij edhe duke qenë në “Grup”-in e Ramës.

Rilndja, tashmë e kthyer në “Grup”, nëse nuk kishte lindur e tillë, asnjëherë nuk i sherbeu shtetit. Vetëm partisë i sherbeu, pra “Rilindjes”. E pra, për rrjedhojë u bë Vetëshërbim i “Grup”-it të tyre, pjestarë të të cilit janë deputetë e halabakë, biznesmenë e gjobëvënës, gazetarë, anal-istë e burgaxhinj, politologë e taksixhinj.

Emrat dhe fytyrat i shikojmë përditë në mediat e ngjyrosura me shirtin e ylbertë të Sorosit e deri tek manjatët mediatikë të tenderave qeveritare. Një telenovelë e madhe që inicion vjedhjen e parave publike, që e reklamon vjedhjen si të mirë dhe nëse dikush guxon e thotë të kundërten denigrohet në grup, nga “Grupi”.

Pra, nëse u referohemi fakteve të kopjuara nga ajo mbledhja e famshme e PS, ku drejtuesit shfaqin besnikërinë për partinë dhe liderin, mendoj se asgjë nuk ka ndryshuar, veçse këta që qeverisin nuk kanë më një parti nga mbrapa pasi e kanë shkatërruar atë, por kanë nga mbrapa “Rilindjen” ose “Grup”-in dhe atdheun e kanë harruar që e kanë harruar.

E kjo është e frikshme pasi “Grup”-i është një strukturë me kokë e këmbë të përlyer nga krimi e korrupsioni në para të pista dhe trafiqet të droges e të çfarë të mundet…

Drejtues të lartë të Rilindjes tashmë janë akuzuar për lidhje me drogën, ministri Xhafaj, ish-ministri Tahiri, deputetë të qarqeve te ndryshme, numri dy i PS Balla udhëton pa i bërë syri tërr me charter me persona të dënuar për trafik droge, thotë opozita.

Ky realisht nuk është përfaqësim politik në një vend normal e për një vend normal. Sepse, imagjinojeni ju që në Francë numri dy i partisë së Makronit të udhëtojë me charter me një të dënuar për trafik droge. Bie shteti për 5 minuta.

Por, në Shqipëri “Grup”-i është i fuqishëm ka kapur edhe mediat e njerëzit, hanë bukë, e heshtin.

Imagjinojeni ju që në Gjermani të ketë një ministër të Brendshëm që akuzohet nga opozita për lidhje me trafikun e drogës e të vazhdojë të rrijë në detyrë. Kurrë nuk mund të ndodhë!

Imagjinojeni ju, nëse një deputet zbulohet se ka bërë trafik droge apo prostitucioni e qesëndis në krah të kryeminstrit në fushatë apo në parlament, në një vend europian do plaste lufta civile…

Faktet janë kokëforta duke na bindur plotësisht se “Rilindja” erdhi si formacion politik që do të shkatërronte Partinë Socialiste dhe avash-avash e nxori kokën si një “Grup” që po merr në qafë Shqipërinë.

E opozita ka një mision të madh e shumë të vështirë të luftojë e të përballet me këtë lloj “Rilindje” që ka formën dhe strukturën e “Grup”-it. Duhet mbështetur maksimalisht në inisiativat e saj për çlirimin e realitetit qeverisës e përfaqësues nga ata që duan më shumë partinë, “Grup”-in se atdheun.

Edhe fati i Rilindjes pasi nuk i dha kurgja Shqipërisë do të shkojë si, ajo fraza e bukur në qytetin që mbajti gjallë kulturën shqiptare. Në Shkodër ka pas qenë një shprehje edhe pa humor, “Ça kena Grup?”. “Ça kena Saimir?”, “Ça kena Ditmir?”, “Ça kena, Fatmir?”, “Ça kena Damian?” e të tjerë… të “mirë” të tjerë të këtij “Grup”-i.

Rilindja lindi si formacion qeverisës e politik e po ikën si “Grup”.

https://www.syri.net/op-ed/202328/fati-i-rilindjes-ose-ca-kena-grup/

Etiketa: avni nezajbiznesmenëÇa kena Grup?chartergjobëvënëshalabakëRilindja

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Daçiç: Një tjetër shtet tërhoqi njohjen e pavarësisë së Kosovës

Daçiç: Një tjetër shtet tërhoqi njohjen e pavarësisë së Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

20:52 | 25/12/2025
Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

20:12 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com