• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fati i keq i Fatmirit!

19:47 | 01/06/2018
në Uncategorized
0

Nga: Raimonda Shundi (Dervishi)

Publiku Shqiptar është njohur me një nga skeçet shumë popullore të Estradës së Tiranës në vitet 90, Revolveri. Aktorët Vasillaq Vangjeli, Xhevahir Zeneli ,Veli Rada, Skënder Sallaku me regjinë e Koço Devoles, kanë mishëruar pikërisht figurën e personazhit tonë i cili si për ironi të fatit quhet Fatmir Braho (Hoxha). Ky subjekt është frymëzuar nga rrëfimi që ka bërë vetë ai për historinë e hidhur që përjetoi ato vite deri në momentin e largimit nga Shqipëria. E pathëna tjetër e kësaj ngjarjeje është se familjarët e Fatmirit, të vërtetën e dhimbshme të thënë nga goja e tij e morën vesh vetëm kur ishin në Gjermani dhe po realizohej intervista për marjen e azilit politik. Aty e shoqja Liliani dhe fëmijët dëgjuan për të parën herë të vërtetën dyshuese nga goja e të shoqit. Heshtja ishte një sakrificë për të lënë të qetë të paktën familjen e tij.
Fundvitet 80
Muzeu Kombëtar ishte në fillimet e tij kur Fatmir Braho qe punonjës prej pak kohësh atje. Drejtuese e institucionit ishte nusja e djalit të diktatorit Hoxha, Teuta Hoxha. Një grua e dyshimtë në ndjeshmërinë dhe raportet me njerëzit, por e shumëkomentuar për çmënduritë apo jetën e qefit. Atë mëngjes Fatmiri shkoi si zakonisht në punë, por aty e prisnin punonjësit e zyrave fatkeqe të Ministrisë së Brendshme. Pyetjet se pse mungonte revolveri i heroit në vitrinw, ishte çudia e parë për të e asaj dite dhune duke i ndryshuar tragjikisht jetën. Specialistët e rrahjes godisnin pa mëshirë duke e kërcënuar për fundin e tij të keq por edhe të shokëve që bashkëpunuan. Disa nga familjarët e tij ishin me pozicione të rëndësishme dhe mundën të frenonin disi dorën e dhunës deri në një moment të dytë reflektimi. Rreth ores 03.00 të mengjesit, pas insistimeve familjare pa lajmëruar askënd, pa ndjenja, e hedhin në rrugë dhe e lënë në
gjendje shoku. Dikush që e njeh e merr dhe e sposton në shtëpi, por situata shëndetsorë ishte me
probleme. Në ditët në vijim punonjësit e sigurimit e vizitonin në shtëpi për të vazhduar presionin, por asgjë nuk ndryshoi në rrefimin e tij. Me kalimin e ditëve shëndeti përkeqësohet më shumë dhe Fatmiri kalon paralizë. Shtrimi në spital nuk i pengoi aspak punonjësit e sigurimit ta mernin në pyetjet edhe në atë
gjendje delikate. Vetëm duke treguar ai do të mund të lihej i qetë. Përgjigje nuk morën, por sistematikisht qëndronin aty.
E vërteta e zhdukjes së revolverit
Në vitet që po i referohemi ngjarjes sonë, një nga praktikat e zakonshme në shkolla ishte edhe njohja e brezit të ri me luftën antifashiste nacional­çlirimtare. Si pjesë e praktikave mësimore zbatoheshin edhe mësimet e hapura në muzetë e vëndit. Atë ditë një grup fëmijësh kishin shkuar për të zhvilluar mësimin
pikërisht në Muzeun Kombëtar të Tiranës. Njëri nga fëmijët u tundua nga revolveri i ekspozuar dhe
papritur e mori duke e futur në çantë. Kur mamaja e djalit u përball me këtë fakt në shtëpi, Fatmiri ishte mbyllur në zyrat e sigurimit dhe po rrihej për vendndodhjen e revolverit të zhdukur. Të nesërmen në mëngjes, nëna e fëmijës pasi e njihte dëmin që mund t’i shkaktonte personave që kishin kujdestarinë e
objektit historik, dorëzon armën duke bërë të mundur edhe lirimin e Fatmirit fatkeq nga akuza e vjedhjes së pronës publike. Por, ai tashmë kishte parë anën e errët të shtetit.

Lexo edhe

Vetëm një forcë konservatore mund të përmbysë Ramën –

Nëse del Luizi, dal dhe unë –

Vizita e ish-presidentit shihet si tradhti kombëtare –

“Miqtë e Fatmirit”
Jo shumë vonë nisi puna për ndërtimin e piramidës dhe Fatmiri u transferua atje si kujdestar përgjegjës dhe ndjekës i punimeve. Pas daljes së vjedhësit të vërtetë të armës dhe rrahjes pa shkak, emri i tij ishte vënë në rreth, por, duhej një motiv më i fortë që të eliminohej përfundimisht. Ndalohet me një akuzë shumë herë më të rëndë dhe të pavërtetueshme: U akuzua si“Bombë­vënës” i objektit. Sërisht nis odisea e
goditjeve në gjoks e trup, ndërkohë që ende nuk ishte rehabilituar nga trauma e parë. Humbja e ndjenjave bën që të transferohet në spital dhe nën kujdesin e veçantë të doktor Petrelës, ata nuk mundën të bënin çudira. Për rreth 4 muaj i humbet memorja dhe kalon një tjetër paralizë së bashku me dëmtimet serioze motore. Familjarët pikasin se ka diçka që nuk shkon në gjithë këtë histori të pazëshme. I sëmuri izolohet në një dhomë të veçantë që spitali e përdorte për personat e kësaj kategorie. Një dhomë e vogël ku xhami i gërricur lejonte që punonjësit e sigurimit të kontrollonin non­stop levizjet dhe
gjëndjen shëndetësore të viktimës. Askush nuk kishte te drejtë të hynte atje, përveç familjarëve të
ngushtë. Fati i mirë ishte se infermieria qëlloi kushërira e parë. Ajo duke e ditur situatën, nuk lejonte që t’ia bënin persona të tjerë gjilpërat nga frika e një injeksioni fatal. Ndërkohë Rajmonda Kumbaro e cila ishte inxhinierja e punimeve të muzeut “Piramida”, vinte dhe e vizitonte për t’i kërkuar shkakun e vënies së bombës (megjithë situatën jo optimale) si dhe bashkëpunëtorët e tij. Punonjësit e sigurimit kur hynin në dhomë e të sëmurit, prezantoheshin si “miqtë e Fatit” dhe i kërkonin Liljanës (të shoqes) të largohej nga dhoma. Kur situata ishte e pashpresë për ta, u ralluan ardhjet deri kur gjenin objekte të muzeut në shtëpi për ta plotësuar akuzën, por nuk kapën asgjë kompromentuese. Shendeti i keq bëri ta linin disi të qetë deri në momentin e largimit nga vendi. Jemi në periudhën kur sistemi diktatorial po goditej nga zhvillimet e forta në ballkan, ndaj agresiviteti i organit të ministrisë së brendëshme ishte më pak prezent Mundësia e parë që Fatmiri pati për tu larguar, ishte viti 1988 në Angli, ku direkt iu nënshtura një kontrolli shëndetsor. Në klinikat Angleze kaloi rishtaz një hemoragji të tretë dhe fal fizikut prej sportisti (në rini ka qënë mesfushor i Dinamos për të rinj) mundi të shpëtonte, por mbeti përfundimisht i
paralizuar. Fatmir Braho prej 6 vitesh prehet në vendin ku gjeti qetësinë dhe lirinë shpresëshumë, në Francë pasi ndërroi katër shtete (Greqi,Gjermani,Angli,France). Ai pati një jetë të tronditur, pasojat e së cilës nuk mundi t’i kalojë kurrë, por ishte i bekuar nga dashuria e familjes së tij të madhe.

https://www.youtube.com/watch?v=Rpq3g1X9pJ8

Etiketa: Revolveri

Të Lidhura

Vetëm një forcë konservatore mund të përmbysë Ramën –

Vetëm një forcë konservatore mund të përmbysë Ramën –

nga 27
13:23 | 22/03/2023
0

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, deklaroi në konferencën e sotme për doktrinën e djathtë, se vetëm një forcë politike konservatore...

Nëse del Luizi, dal dhe unë –

Nëse del Luizi, dal dhe unë –

nga 27
13:15 | 22/03/2023
0

Teksa të gjithë banorët po këndonin e kërcenin në oborr, Luizi u shkëput dhe qëndroi vetëm në verandë. Olta vuri...

Vizita e ish-presidentit shihet si tradhti kombëtare –

Vizita e ish-presidentit shihet si tradhti kombëtare –

nga 27
13:11 | 22/03/2023
0

Ish-presidenti i Tajvanit Ma Ying-jeou do të vizitojë Kinën midis 27 marsit dhe 7 prillit 2023. Udhëtimi shënon vizitën e...

Peshkatari rus kap krijesën prehistorike në thellësitë e detit –

Peshkatari rus kap krijesën prehistorike në thellësitë e detit –

nga 27
13:07 | 22/03/2023
0

Një peshkatar rus, Roman Fedortsov, përmes një fotoje në rrjetet sociale ka treguar se ka kapur një peshkaqen prehistorik goblin....

Para
Hamburgu, vendi i parë që ndalon makinat me naftë

Hamburgu, vendi i parë që ndalon makinat me naftë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vetëm një forcë konservatore mund të përmbysë Ramën –

Vetëm një forcë konservatore mund të përmbysë Ramën –

13:23 | 22/03/2023
Nëse del Luizi, dal dhe unë –

Nëse del Luizi, dal dhe unë –

13:15 | 22/03/2023
Vizita e ish-presidentit shihet si tradhti kombëtare –

Vizita e ish-presidentit shihet si tradhti kombëtare –

13:11 | 22/03/2023
Peshkatari rus kap krijesën prehistorike në thellësitë e detit –

Peshkatari rus kap krijesën prehistorike në thellësitë e detit –

13:07 | 22/03/2023
Shkaktuan dy aksidente, arrestohen dy drejtues në Dibër –

Shkaktuan dy aksidente, arrestohen dy drejtues në Dibër –

12:59 | 22/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Vetëm një forcë konservatore mund të përmbysë Ramën –
  • Nëse del Luizi, dal dhe unë –
  • Vizita e ish-presidentit shihet si tradhti kombëtare –
  • Peshkatari rus kap krijesën prehistorike në thellësitë e detit –
  • Shkaktuan dy aksidente, arrestohen dy drejtues në Dibër –
  • Shteti armik i Europës synon reintegrimin në FIFA –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vetëm një forcë konservatore mund të përmbysë Ramën –
  • Nëse del Luizi, dal dhe unë –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com