Sipas ministres së Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi, paketa e qeverisë për mbështetjen e biznesit fason, e miratuar vitin që shkoi, ka dhënë efekte në zhvillimin e këtij sektori. Eksportet janë rritur në sasi dhe në vlerë.
Ekonomi tha se rritja e eksportit në industrinë fasone në vitin 2015 është rritur me 5% në krahasim me vitin 2014, dhe në vitin 2016 është rritur me 21% në krahasim me vitin 2015.
Gjithashtu ministrja e Zhvillimit Ekonomik raporton se në 2016 janë shtuar 3.800 vende pune në fasoneri, duke e çuar në 38 mijë numrin total të të punësuarve në këtë sektor.
Zonja Ekonomi ishte në përurimin e një biznesi të ri fason me investitor italian në qytetin e Fierit, që merret me përpunimin e tekstileve speciale në fushën e higjenës.