Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Ai është arrestuar në zonën e Leçes, ndërsa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2012.
Sipas mediave italiane, shqiptari ende i paidentifikuar në periudhën 2010-2012 kishte falsifikuar formularët e aplikimit për lëshimin e pasaportave dhe kartave të identitetit në Shqipëri.
I arrestuari u dërgua në burg, në pritje të gjykimit.