“Fajin për “Jo”-në e Holandës e ka opozita”/ Tabaku: Rama qesharak – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Fajin për “Jo”-në e Holandës e ka opozita”/ Tabaku: Rama qesharak

14:36 | 13/06/2019
në Shqiperi
0

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku shprehet se Rama sot në parlament u bë qesharak kur tha se fajin për “Jo”-në e Holandës për hapje të negociatave, e ka opozita e vendit.

Përmes një statusi në “Facebook” Tabaku shkruan se Rama paturpësisht ia hedh fajin opozitës, ndërsa fajtore është kjo qeveri, e sponsorizuar nga krimi i organizuar.

Postimi i Jorida Tabakut:

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Në një seancë më së paku qesharake, kryeministri Rama gjeti kohën dhe shansin për të hedhur baltë mbi opozitën në lidhje me proçesin e integrimit. Akuzat e tij se është opozita fajtore që vendet anëtare të BE-së po refuzojnë dhe po veçojnë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut në lidhje me hapjen e negociatave, janë thjesht propaganda e radhës.

Së pari, mbasi taboret e qeverisë për javë me rradhë na thanë se morën OK nga Hollanda e Gjermania për hapjen e negociatave, dje Dhoma e Ulët e Parlamentit hollandez votoi rezolutë për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut si dhe për t’i prerë rrugën Shqipërisë. Kjo ëahtë fatale për te ardhmen Europiane dhe fatale për Shqipërinë. Ka vetëm një përgjegjës, qeveria me Edi Ramën në krye për faktin që kthyen krimin i organizuar në barrë të rëndë për vendet e BE-së.

Sikundër është qeveria përgjegjëse që krimi i organizuar është kthyer në sponsorizin kryesor të kryeministrit Rama dhe sejmenëve rreth tij. Jo më larg se katër muaj më parë ministrat e Holandës kanë vizituar Shqipërinë dhe kanë paraqitur përpara autoriteteve shtetërore shqiptare gjëndjen e rënduar që shërbimet e tyre sekrete raportojnë për krimin e organizuar dhe bekimin e mbështëtjen e qeverisë shqiptare.

Së dyti, është qeveria përgjegjëse për mijëra emigratë dhe azilkërkues që trokasin në dyert e Evropës pasi nuk gjejnë një ambient të jetueshëm në Shqipëri. Një nga pikat e rëndësishme për hapjen e negociatave është qeverisja e mirë, ndërkohë që shqiptarët largohen nga vendi jonë për shkak të qeverisjes së gabuar. Siguria e pronës është në nivelet më të ulëta në 30 vite demokraci tranzitore, pronarët trajtohen si leckë ndërsa qeveria gjithnjë e më shumë thyen konventat ndërkombëtare dhe kushtetutën duke monopolizuar dhe grabitur çdo pronë.

Së treti, është qeveria përgjegjëse që elementë kriminalë jo vetëm që vjedhin zgjedhjet duke i blerë votat në emër të qeverisë, por këto të fundit janë emërojnë, caktojnë dhe lista deputetesh. Duket e pabesueshme të fajësosh opozitën se Avdylajt e dinë kur është kryeministri Rama në Gjermani dhe se çfarë mendon shoqëruesi i tij Dako për çështjen e listave.

Veç këto tre argumente mundet të shpjegojnë pa asnjë farë mundimi çmendurinë e alibisë së kryeministrit se “është opozita fajtore për mos hapjen e negociatave”. Kjo tentantivë për t’i ikur përgjegjësisë mbase reflekton pazotësinë e një njeriu të kapur në flagrancë duke bashkëjetuar dhe bashkëndarë pushtetin me grupet kriminale. Por kjo nuk është aspak problem i opozitës. Kush ka jetuar dhe bashkëpunuar me krimin e organizuar duhet të mbajë përgjegjësi përpara votuesve të tij, shqiptarëve dhe mbi të gjitha të ardhmes sonë europiane.

Po, në ka diçka ku opozita është e lidhur me faktin që nuk ka hequr dot Edi Ramën. Por përgjegjësia jonë dhe ndjesa ime personale i drejtohet çdo shqiptari për barrën e rëndë që po vuajnë për këtë dështim! Por alenca me krimin, korripsioni galopant, uzurpimi i drejtesisë i kanë zgjatur jetën këtij regjimi. Por tashmë ka nisur fundi pa kthim i qeverisjes më te keqe, më të korruptuar që kanë njohur Shqiptarët gjatë tranzicionit të mundimshëm post-totalitar!

Askush nuk mund të kërcënojë, shantazhojë apo ndërtojë alibi për opozitën për t’i ikur gjykimit të shqiptarëve. Askush nuk mund të justifikojë krimet e tij elektorale duke u fshehur pas gishtit të akuzës. Prandaj sado që të thërrasë nga salla e kuvendit duke akuzuar opozitën, e cila e ka lënë në mëshirë të çmendurisë së tij, kryeministri duhet të mabjë përgjegjësi elektorale dhe jo vetëm për krimet e tij.

E gjeti vendin me viza të liberalizuara. I gjeti shqiptarët të lirë për të udhëtuar në Evropë pa viza. Sot i ka rikthyer në njerëz të përjashtuar nga Europa pasi do të bashkëjetojë përjetësisht me krimin e organizuar. Ne dhe shqiptarët e kemi zgjedhur rrugën e Europës së Bashkuar ndërsa ai dhe eskorta e tij politiko-kriminale kanë zgjedhur rrugën e krimit të organizuar dhe burgut për shqiptarët. Për këtë të fundit do të jenë shqiptarët që do ta gjykojnë shumë shpejt me zgjedhje të lira dhe të ndershme

Etiketa: “Jo”-në e Holandës për hapje të negociataveedi ramaIsh-deputetja e PDJorida Tabaku

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Rama në Kuvend: Çfarë do më Ilir Meta?! Ende pa u bërë 50-vjeç i ka provuar të gjitha! (film)

Rama në Kuvend: Çfarë do më Ilir Meta?! Ende pa u bërë 50-vjeç i ka provuar të gjitha! (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com